English

Kosove - Sejdiu: Te Gjithe Jane Te Barabarte Para Ligjit

PRISHTINË, 7 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Të gjithë janë të barabartë para ligjit, tha sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë pritjes në takim të shefit të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni. Presidenti Sejdiu, siç bën të ditur zyra e tij, e përgëzoi Pretenin për punën që po bën kjo agjenci, si dhe rikonfirmoi përkrahjen për këtë agjenci në hapat e mëtejshem në luftën kundër korrupsionit. "Duke rikujtuar edhe njëherë se të gjithë janë të barabartë para ligjit, Sejdiu tha se si President i vendit do ta përkrah fuqishëm këtë proces të luftës kundër korrupsionit, në mënyrë që të hetohen të gjitha rastet e korrupsionit dhe drejtësia ta thotë fjalën e vet", theksohet në njoftim. /a.ke/
KOMENTE