Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohen 3 persona të një fshati me kanabis në shtëpi, mes tyre dhe kryeplaku
English

Ndalohen 3 persona të një fshati me kanabis në shtëpi, mes tyre dhe kryeplaku

Pogradec, 7 Korrik, NOA – Nga kontrollet e ushtruara nëpër banesa, tre personave iu janë gjetur bimë narkotike të llojit kanabis sativa e paskëtaj, janë vendosur menjëherë në prangat e policisë, përveç të tretit që do ndiqet në gjendje të lirë pasi është invalid.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Pogradecit, sipas të cilave, i ndaluari i parë është Avni Pançi, 52 vjeç lindur dhe banues në fshatin Hondisht të Pogradecit, me detyrë kryeplak i tij.

Kjo pasi nga një kontroll i ushtruar në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 rrënjë bimë të ngjashme me kanabis sativa, në lartësinë 1.1- 2.1 m.

Ai u ndalua menjëherë pasi përveç konsumimit të veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, ndaj tij rëndon edhe vepra penale e shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga nenet 284/1 dhe 248 të Kodit Penal.

Ndërsa ndaluari i dytë është një banues tjetër i këtij fshati me emrin Erjon Hyka, 24 vjeç, të cilit iu gjetën në shtëpi 42 rrënjë bime të ngjashme me ato të kanabis sativa, me lartësi 50 cm- 1m.

Ndërsa i treti, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë pasi rezulton si invalid i shkallës së parë, mësohet se është Mevlan Xhika, 52 vjeç lindur, edhe a nga fshati Hondisht i Pogradecit, të cilit iu gjetën 28 rrënjë bimë të kultivuara të ngjashme me kanabis sativa.

Materialet për këtë ngjarje i kaluan prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme, ndërsa ndaj të ndaluarve rëndon vepra penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

n.e/NOA

KOMENTE