Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pak Shanse Per Cikel Te Mbyllur Prodhimi
English

Pak Shanse Per Cikel Te Mbyllur Prodhimi

-Tregu i vogël pengon mundësinë e prodhimit me cikël të mbyllur në vend. Ekspertët: Mundësitë kufizohen në sektorin e shpendëve dhe të verës. Sipërmarrësit skeptikë- TIRANE, 7 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Zhvillimi i tregut të vogël pengon mundësinë e prodhimit me cikël të mbyllur në vend, ndërkohë që ekspertët vlerësojnë se mundësitë për këtë proces kufizohen në sektorin e shpendëve dhe të verës. Një fermer në Lezhë, që merret me mbarështimin e derrit, nuk ngurron të shpalosë ambicien e tij për të krijuar një ndërmarrje me cikël të mbyllur, kur vizitohet nga disa ekspertë të bujqësisë. Por, çfarë do të thotë cikël i mbyllur në linjat e prodhimit dhe përpunimit të mishit të derrit?! Për Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, prof. Bahri Musabelliu, "kjo do të thotë që ai duhet të mbarështojë derrat, por edhe të zhvillojë linjat e përpunimit të mishit të derrit". Sipas tij, një ide e tillë mund të pranohet, por jo në çdo rast do të ishte e suksesshme. Për një prodhim me cikël të mbyllur, shtrohet pyetja kush do të ishte niveli i teknologjisë në përpunimin e mishit, lëkurëve apo të tjera dhe mbi të gjitha sa është kërkesa në treg dhe sa është prodhimi. Sipas ekspertëve të blegtorisë, prodhimi i mishit në vend është shumë i kufizuar (industria e përpunimit punon tërësisht me mish të importuar), ndërsa mundësitë e eksportit janë të pakta, për shkak të mungesës së shumë kushteve evropiane fito-sanitare. Sipas ekspertëve të bujqësisë, fermat për prodhimin e mishit nuk janë zgjidhja më e mirë për të krijuar një cikël të mbyllur prodhimi. Një treg i vogël si Shqipëria, kur shanset për eksporte janë të kufizuara, sektorët potencial për të prodhuar me cikël të mbyllur janë po ashtu të kufizuar. Në këto raste, sipas prof. Musabelliut, duhet të angazhohen industritë e kooperimit, që ndërmjetësojnë mes gjetjes së lëndëve dhe gjetjen e tregjeve për fermat prodhuese. Studimi: cikël i mbyllur për shpendët Rritja e shpendëve dhe prodhimi i vezëve është sektori që në tregun shqiptar ka kushtet për t'u zhvilluar me një cikël të mbyllur. Një studim i bërë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës ka nxjerrë në pah se prodhimi me cikël të mbyllur (konkretisht çeljen e zogjve deri tek përpunimi i mbetjeve apo prodhimit skarco) është me leverdi për kompanitë e mëdha të prodhimit të vezëve. Por, ky përfundim nuk është i vlefshëm për të gjitha industritë apo punishtet e rritjes së shpendëve dhe prodhimit të vezëve. Kompania duket të ketë një treg të konsiderueshëm dhe rastet më të mira janë ato që arrijnë të eksportojnë. Studim i bërë tregon se një ndërmarrje eksportuese e prodhimit të vezëve, mund të zhvillojë edhe biznesin e prodhimit të zogjve. Sipas prof. Musabelliut, ky investim do të ishte i mundur dhe i frytshëm, pasi sipas studimit, investimi për çeljen e zogjve mund të shlyhet nga kompania për më pak se dy vite dhe meqë një pjesë jo e vogël e prodhimit del skarco, është menduar të ndërtohet edhe një linjë e përpunimit të vezës së tharë. Ndaj, kalimi me cikël të mbyllur prodhimi do ta bënte industrinë e shpendëve të dilte në treg me katër produkte, nga dy që del aktualisht. Prodhimit të vezëve, aktivitetit kryesor dhe prodhimit të ushqimit të shpendëve, mund t'i shtoheshin edhe prodhimi i zogjve dhe vezët e përpunuar. Kompania me kushtet më të përshtatshme për të venë në praktikë teorinë e studiuesve është Floryhen, e cila eksporton prej vitesh dhe ka një kapacitet të rritjes së pulave prej rreth 600 mijë në vit. Por, drejtuesit e kompanisë Floryhen janë më pak optimistë për mundësinë e një cikli të mbyllur në tregun shqiptar. Sipërmarrësi i kësaj kompanie, Sami Gjergji, tregon se Floryhen aktualisht operon pothuajse me cikël të mbyllur, duke qenë pjesë e Grupit Monaldi. Ky grup ka impiante përpunimi të vezëve dhe prodhimit të zogjve në Itali e Rumani. Kompanitë e këtij Grupi kanë 5.5 milionë pula. Aktualisht Floryhen i merr zogjtë nga kompanitë e grupit që operojnë jashtë dhe nuk shikon me interes angazhimin për çeljen e zogjve vetëm për kompaninë shqiptare. Ai tregon se kompania që punon për çeljen e zogjve brenda grupit Monaldi, prodhon edhe për kompani të tjera jashtë grupit, përndryshe do të dilte me kosto të lartë. Për z.Gjergji, tregu shqiptar është shumë i vogël kur flitet për të investuar në prodhimin me cikël të mbyllur, pasi ka një treg të kufizuar shitjesh, që e pengon në interesin për të rritur prodhimin. Problemi më i madh, sipas përfaqësuesit të Floryhen, janë kufijtë e dukshëm të tregjeve për sipërmarrjet shqiptare për sa kohë nuk ka një integrim të plotë të vendit në tregun ndërkombëtar. Mundësitë: vera dhe shpendët Sipas Dekanit të Fakultetit të Agrobiznesit, Bahri Musabelliu, "industria e shpendëve ka shumë mundësi për të zhvilluar një cikël të mbyllur prodhimi, ndërsa nuk mund ta them këtë për industrinë e mishit". Kjo e fundit nuk do të ishte zgjidhje e gjetur, pasi kapacitetet përpunuese në Shqipëri janë të shumta, pra ka shumë fabrika bashkëkohore dhe 90% e lëndës së parë vjen nga importi. Për të zhvilluar industritë e mishit me cikël të mbyllur (prodhim-përpunim) në politikat e qeverisë do të duhet të stimulohet prodhimi i mishit, thekson prof. Musabelliu. E kundërta ndodh në sektorin e shpendëve, ku nuk ka asnjë ndërmarrje që merret me çeljen e zogjve dhe t'ua shesë ndërmarrjeve që merren me mbarështimin e shpendëve, shprehet prof. Musabelliu. Sipas tij, krahas industrisë së shpendëve, në kushtet aktuale mund të zhvillohet me cikël të mbyllur edhe industria e verës. Shumë më e lehtë, sipas studiuesve është prodhimi i verës me cikël të mbyllur, që nënkupton kultivimin e vreshtave dhe prodhimin e verës në kantinë për të gjithë prodhimin e vreshtës. Aktualisht, shumë prodhues të verës në vend, tregojnë se prodhimin e rrushit e blejnë në zona të ndryshme, madje edhe jashtë. Ndërsa numërohen disa kantina vendase të prodhimit të verës, të cilat kanë rritur peshën e tyre në treg, shumë pak prej tyre e arrijnë të prodhojnë vetë gjysmën e sasisë së nevojshme të lëndës së parë. Cikli i mbyllur, më pak kosto Ndërmarrjet me cikël të mbyllur në bujqësi kanë disa përparësi, sipas drejtuesve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. "Nëse shikojmë dy grupe shpenzimet kosto të administrimit dhe kosto të transaksioneve, këto të fundit në çdo sipërmarrje janë më të larta se ato të administrimit. Cikli i mbyllur në fakt, redukton koston e transaksioneve dhe lind kosto shtesë administrimi", shprehet prof.Musabelliu. Sipas tij, një numër studimesh tregojnë se gjithnjë ia vlen të investohet në drejtim të ciklit të mbyllur për shkak të nivelit më të ulët të kostove të administrimit. Njëkohësisht, cikli i mbyllur përbën një alternativë punësimi dhe hallkat e ciklit të mbyllur janë më kooperuese pasi bëhet fjalë për një sipërmarrje dhe për pasojë edhe ndikimi i përfitimit është më ulët./s.s./
KOMENTE