Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamentarja Bavareze, Mannle: Shqipëria, Progres Në Procesin E Integrimit Dhe Luftën Ndaj Krimit
English

Parlamentarja Bavareze, Mannle: Shqipëria, Progres Në Procesin E Integrimit Dhe Luftën Ndaj Krimit

-Gjate takimit me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha- TIRANË, 7 Korrik/ATSH/ Zv.presidentja e Fondacionit Hanns-Seidel, njëherësh parlamentare bavareze, Ursula Mannle dhe drejtuesit më të lartë të policisë bavareze, në një takim me Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha vlerësuan progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe arritjet domethënëse në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, bëri të ditur sot zyra e shtypit pranë Ministrisë së Brendshme. "Arritjet në luftën kundër krimit, korrupsionit e trafiqeve dhe progresi i Shqipërisë në rrugën e integrimit përbëjnë një bazë solide për forcimin e sigurisë, zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë", u shpreh në takim parlamentarja bavareze Mannle. bëjnë të ditur burimet zyrtare të ministrisë së brendshme. Ministri Basha e cilësoi shembullor, bashkëpunimin e deritanishëm me autoritetet policore gjermane, ndërsa shprehu falenderimin për ndihmën e dhënë nga Fondacioni Hanns-Seidel për policinë shqiptare. Presidenti i Policisë së Bavarisë, Waldemar Kindler dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Klaus Bayerl vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit me policinë shqiptare, të konkretizuar edhe me operacione të përbashkëta policore. Fondacioni Hanns-Seidel vepron në Shqipëri që nga viti 1992. Ai ka realizuar projekte bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për mbështetjen e administratës vendore, procesit të decentralizimit të qeverisjes vendore, si dhe për mbështetjen e strukturave të shtetit ligjor e në mënyrë të veçantë për bashkëpunimin policor mes të dy vendeve./a.m//n.m/
KOMENTE