English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 7 KorrikATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të mërkurën: Gazeta " Koha Jonë" FRATINI :VIZAT DHE STATUSI BRENDA VITIT Ministri i Jashtëm italian, Franco Fratini siguroi se vizat për Shqipërinë do të hiqen brenda vitit. Ai shtoi se pritet dhe vendimi për statusin e vendit kandidat . Tituj të tjerë: Periferia e Tiranës 4 ditë pa ujë e drita Ndalime të tjera në Hamallaj Gazeta " Shqip" BRUKSELI , AXHENDE E RE PËR KRIZËN Bashkimi Europian pritet të nis një lëvizje të re për politikën shqitpare. Burime nga opozita kanë konfirmuar se së shpejti pritet një iniciativë e re për negociata mes Ramës dhe Berishës, gjë që e ka konfirmuar edhe kreu i grupit socialist në Parlamentin Europian, Martin Schulz. Tituj të tjerë: Rreth 30 tonë solar kërcënon plazhin e vjetër Holanda , finalistja e parë pret sot klasiken Spanjë- Gjermani Gazeta " Panorama" KRRTRSH MIRATON PROJEKTET PËR ENERGJINË Energjia dhe Turizmi ishin dy fushat që dominuan dje vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit. Kryeministri Berisha i cili drejtoi këtë mbledhje, i vlerësoi projektet e miratuara të një rëndësie të veçantë, siç ishin ato të që lidheshin me ndërtimin e parqeve eolikë. Tituj të tjerë: UT pranohen shtatë mijë studentë Vasili firmos në Beograd paktin e parë të shëndetësisë Gazeta " Shekulli" SHARRONTE HEKURAT E BURGUT ARRESTOHET Një person që tentoi të sharonte hekurat e burgut të sigurisë së lartë 313, në rrugën "Jordan Misja", një kryeqytet u arrestua mesnatën e së hënës duke u gshirë dita e djeshme. Tituj të tjerë: Depozitat ndotet me bitum plazhi i Vlorës Prishet laboratori s'ka analiza në spital Gazeta Shqiptare META: QEVERIA KUJDES ME POLITIKAT EKONOMIKE Kryetari i LSI-së, Ilir Meta kërkoi dje nga qeveria ku dhe ai bën pjesë, të ketë më shumë kujdes me politikat ekonomike. Tituj të tjerë: Në kërkim shefi i rremë i Interpolit Gjermani Spanjë ndeshen dy superfuqitë e Europës Gazeta "Mapo" Islami: Dy opsionet e Ramës për Bashkinë e Tiranës Pak muaj përpara zgjedhjeve lokale deputeti i PS-së, Kastriot Islamin hedh dy variante, të cilat mund të ndjekë kreu i PS-së Rama, ndërsa sqaron se cfarë duhet të bëj ai. Tituj të tjerë Milionerë dhe rrogëtar, ja pasuritë e gjyqëtarëve të lartë Punësimi veror, Bashkia e Tiranës hap aplikimet /s.d/
KOMENTE