Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS:Basha shkel rregulloren, nuk paraqitet në komisionin e sigurisë për kushtet e paplotësuara për integrimin
English

PS:Basha shkel rregulloren, nuk paraqitet në komisionin e sigurisë për kushtet e paplotësuara për integrimin

Tiranë, 7 korrik, NOA – Deputeti i PS-së, Asllan Dogjani denoncoi sot përdorimin e Kuvendit të Shqipërisë si garniturë dhe fasadë demokratike nga ana e ekzekutivit, ku rasti i këtij mentaliteti të mazhorancës, është shpërfillja e vazhdueshme që ministri i Brendshëm, Lulzim Basha i bën seancës dëgjimore të kërkuar nga Komisioni i Sigurisë.

Sipas Dogjanit, ministri i Brendshëm duke mos respektuar legjislativin dhe duke shkelur rregulloren e tij, nuk është paraqitur dy herë radhazi për të raportuar në komisionin e sigurisë, në një seancë dëgjimore lidhur me plotësimin e kushteve të mbetura paplotësuar për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, kryesisht sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë edhe prioritete të partneritetit evropian, të shprehura në progres raportin e fundit të BE-së.

“Është e qartë se ministri i Brendshëm është në një pozitë të vështirë pasi situata e dikasterit që ai drejton është skandaloze, si në garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve, ashtu dhe sa i përket korrupsionit, që ka mbërthyer sferat më të larta të këtij dikasteri, si në rastin e abuzimeve me tenderat e uniformave dhe këpucëve të organizuar nga MB-ja, e aq më keq krimit të organizuar”, deklaroi Dogjani.

Deputeti i PS-së, duke iu referuar raportit të DASH përsa i përket korrupsionit, theksoi se është pikërisht korrupsioni, i cili është bërë pengesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

“Zoti ministër do të ishte mirë të merrte parasysh para së të bëjë shoë për arritjet e tij, opinionin e 91.8 % e shqiptarëve, që sipas raportit IDRA janë përballur me korrupsionin”, nënvizoi deputeti i PS-së.

Dogjani bëri një pasqyrë të situatës në vend, ku nënvizoi rritjen e pasigurisë në vend, shtimin e numrit të krimeve, sidomos vrasjeve nga grupet rivale në trafikun e drogës, shtimin e trafikut të qenieve njerëzore, si dhe në trafikun e fëmijëve.

Duke iu referuar rastit më të bujshëm, të zhdukjes prej mëse 45 ditë-sh të 6 vjeçares nga Kukësi, Bleona Matës, ndërsa ende nuk dihet asgjë, deputeti Dogjani, tha se “PS, ka 22 ditë që i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, që të japë shpjegime mbi hetimet dhe pikërisht mbi arsyet e dështimit të policisë në gjetjen e vajzës nga Zapodi, por ai përsëri refuzon dhe sot na kthen përgjigje që nuk mundet të raportojë në seancë parlamentare, pasi përbën sekret, duke na vënë në dispozicion një informacion që vetëm sekrete nuk kishte në të”.

Dogjani iu referua raporteve të UNICEF-it, që tregojnë se shumë fëmijë shqiptarë sot ndodhen në duart e trafikantëve dhe shfrytëzohen në vendet fqinje për përfitime.

Sipas UNICEF- it janë rreth 4000 fëmijë të trafikuar në Greqi dhe Itali, që shfrytëzohen nga trafikantët.

Ai iu referua edhe krimit të vrasjes, ku përmendi vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, që sipas Dogjanit është më i larti që nga 2005-a, dhe për të ende nuk bëhet një analizë.

Sipas Dogjanit numri i vrasjeve është rritur edhe në këta 5 muaj, ku janë raportuar në media 53 të vrarë, më shumë se 10 vetë, në muaj dhe një pjesë e këtyre janë vrarë pasi janë grabitur, apo gjatë tentativave për t’u grabitur.

Deputeti Asllan Dogjani, evidentoi edhe zgjerimin e hartës së kultivimit të bimëve narkotike, që sipas informacioneve nga Shërbimi Informativ Shtetëror ajo është shtrirë në tërë territorin e Shqipërisë.

Duke mos lënë pa përmendur edhe raportin e kreut të SHISH-it, se grupet e trafikanteve shqiptarë të drogës me veprimtari nga Amerika Latine deri në Evropë, po përpiqen të investojnë të ardhurat nga droga në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Deputeti i PS-së, Asllan Dogjani, i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, që të mos ketë frikë nga e vërteta, e të vijë në komisionin e sigurisë për t’u shpjeguar shqiptarëve se çfarë ka bërë me plotësimin e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit Europian.

“Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe kushdo tjetër ta harrojnë se mund t’u shmangen detyrimeve kushtetuese, ta harrojnë se filozofia e pandëshkueshmërisë do të jetë e përjetshme dhe ta harrojnë se mund ta përdorin opozitën shqiptare si fasadë dhe garniturë për të mbuluar zullumet e tyre”, përfundoi deklaratën në emër të PS-së, deputeti Asllan Dogjani.

mit/NOA
KOMENTE