Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps: Jo Diskutim Në Afate Qesharake I Ndryshimeve Në Buxhetin E Shtetit
English

Ps: Jo Diskutim Në Afate Qesharake I Ndryshimeve Në Buxhetin E Shtetit

TIRANË, 7 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste deklaroi sot se nuk do të lejojë diskutimin në Kuvend, në afate qesharake të ndryshimeve në ligjin e buxhetit të shtetit. Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë, Mimi Kodheli, tha se qeveria ka lajmëruar ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin 2010, një iniciativë, që sipas saj, "konfirmon analizën e PS-së për krizën ekonomiko-financiare që ka prekur tashmë këtë buxhet". "Shqyrtimi i p/ligjit që ndryshon buxhetin ka një rëndësi jetike, pasi duhet të jetë një shqyrtim serioz dhe i hapur për diskutime me të gjitha grupet e interesit. Por, qeveria ende nuk e ka dorëzuar në Kuvend këtë p/ligj", vërejti Kodheli. Duke iu referuar Kushtetutës, ajo tha se sesioni parlamentar duhet të mbyllet në fund të këtij muaji ndaj PS nuk do të lejojë diskutimin në afate qesharake të buxhetit të krizës. "Ne do ta ndalojmë me çdo mjet procedurial dhe demokratik një buxhet që do të thellojë akoma më shumë grabitjen e qytetarëve të këtij vendi", theksoi Kodheli. /a.s/s.s./
KOMENTE