English

Rusia Parashikon Një Këmbim Të Spiunëve Me Shba-Në

MOSKË, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Rusia parashikoi të lirojë një ekspert rus për armatimet i akuzuar për spiunazh në përfitim të amerikanëve në këmbim të anëtarëve të një rrjeti agjentësh rusë të arrestuar në fund të muajit qershor në SHBA ku ata dyshohen për spiunazh për Kremlinin, theksoi sot një avokate ruse. Ana Stavitskaja, avokate e ekspertit, Igor Sutjagun deklaroi se kishte informuar familjen e këtij të fundit për lirimin e tij në kuadër të një këmbimi mes Rusisë dhe SHBA-së. "Ai do të këmbehet me personat e akuzuar për spiunazh në SHBA'', deklaroi Stavitskaja në një konferencë shtypi, pa dhënë detaje të tjera. Igor Sutjagun u dënua në vitin 2004 me 15 vjet burg se i kishte transmetuar SHBA-së informacione sekrete./ /ec/ a.jor.
KOMENTE