Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Mbretëresha Elizabeta Ii Përshëndet Arritjet E Organizatës Së Kombeve Të Bashkuara
English

Shba - Mbretëresha Elizabeta Ii Përshëndet Arritjet E Organizatës Së Kombeve Të Bashkuara

NJU JORK(OKB), 7 korrik /ATSH-AFP/ - Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë përshëndeti sot, gjatë vizitës së saj në selinë njujorkeze të OKB-së, arritjet e ''jashtëzakonshme'' të organizatës, siç i quajti ajo duke theksuar po ashtu sfidat e mëdha që përbjën terrorizmi dhe ndryshimet klimatike. Në fjalimin e saj të parë të mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që prej vitit 1957, sovrania 84 vjeçare, u shpreh se "në 53 vjet, ndërkohë që e gjitha bota ishte kthyer drejt tyre, pa dyshim që do të merrte në konsideratë mënyrën e tyre të vepruarit të përdorur deri më tani". "Por shpresa ime është që, gjatë gjykimit që do të na japin brezat e ardhshme, vendosmëria jonë për të gjetur rrugën e duhur (...) do të arrijë ti rezistojë faktorit kohë", theksoi Mbretëresha, e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, princi Philip. Pas vizitës nëntë ditore në Kanada, çifti mbretëror i Anglisë zhvilloi një vizitë në "ground zero", zona e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 kundër kullave binjake të Qendrës të Tregtisë Botërore. Elizabeta II më pas do të zhvilloi takime me të afërm të viktimave të sulmeve, të cilat shkaktuan vdekjen e 3 000 personave dhe më pas do të jetë e pranishme në një ceremoni inaugurimi të një memoriali në përkujtim të 67 viktimave britanike të sulmeve./ /i.p/
KOMENTE