Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Prishen Ndertimet Pa Leje Ne Hyrje Te Ures Se Bunes
English

Shkoder: Prishen Ndertimet Pa Leje Ne Hyrje Te Ures Se Bunes

SHKODËR, 7 Korrik/ATSH-G. Marku/- Objektivi i radhës për sektorin e Inspektoriatit të Policisë Ndërtimore të Bashkisë së Shkodrës ishte sot një objekt tregtar, ndërtuar para disa vitesh, prishja e të cilit nuk solli ndonjë reagim nga pronarët. Në një prononcim për ATSH-në, drejtori i Inspektoriatit, Roland Çomo tha se "objekti që shërbente si lokal Bar-Bufe-Restorant, bëhej pengesë për lëvizjen e automjeteve që vinin nga Muriqani dhe Shiroka drejt qytetit të Shkodrës". Ndonëse në mbështetje të Inspektoriatit Ndërtimor ishte e pranishme Policia e Rendit dhe ajo Bashkiake, ndërhyrja e tyre nuk ishte e nevojshme, pasi, si edhe në raste të tjera, mirëkuptimi me pronarët e këtyre objekteve ka qënë korrekt. Çomo bën të ditur se "me lirimin e këtij sheshi, sektori urbanistik i Bashkisë do të ndërhyjë menjëherë me zbatimin e një projekti, i cili pritet ta përmirësojë ndjeshëm territorin, i cili ka qënë problematik për drejtuesit e mjeteve". Prishja e ndërtimit pa leje vjen pas ndërhyrjeve në disa pika të tjera turistike si, në Shirokë, Zogaj, pjesa e kalasë Rozafat, komuna e Postribës etj, ku ndërtimet jashtë standartit urbanistik dëmtonin rëndë imazhin turistik të zonave. Çomo tha se "operacioni do te vazhdoje edhe në shumë zona të tjera ku evidentohen ndërtime pa leje, sidomos atje ku janë zënë hapësirat publike, në mënyrë që Shkodra të ecë drejt normalizimit të plotë urbanistik". /a.ke/
KOMENTE