Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strasburg - Fule: Be-Ja Mbështet Kosovën Pavarësisht Qëndrimeve Të Ndryshme Për Pavarësinë E Saj
English

Strasburg - Fule: Be-Ja Mbështet Kosovën Pavarësisht Qëndrimeve Të Ndryshme Për Pavarësinë E Saj

STRASBURG, 7 korrik /ATSH-MIA/ - Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule deklaroi sot në Parlamentin Evropian se, edhe pse vendet anëtare të BE-së kanë pikëpamje të ndryshme ndaj pavarësisë së Kosovës, të gjitha vendet e Unionit janë të bashkuara në përpjekjet për përmirësimin e situatës në terren. "Edhe Parlamenti Evropian është i përkushtuar ndaj mbështetjes evropiane të Kosovës si dhe të rajonit në tërësi. Cilido qoftë përfundimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, jam i sigurt se BE-ja do të vazhdojë të punojë me Prishtinën", deklaroi Fule në debatin parlamentar për projektrezolutën për Kosovën dhe Shqipërinë. Ai theksoi se është i domosdoshëm integrimi i personave të shpërngulur duke shtuar se KE-ja ishte në kontakte intensive me Prishtinën rreth kësaj çështjeje./ a.jor.
KOMENTE