Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Taghipour: Irani Lëshon Një Satelit Hapësinor Në Fund Të Gushtit
English

Taghipour: Irani Lëshon Një Satelit Hapësinor Në Fund Të Gushtit

TEHERAN, 7 korrik /ATSH-AFP/ - Ministri iranian i Telekomunikacionit, Reza Taghipour njoftoi sot lëshimin e një sateliti të ri ''Rasad 1'', përgjatë javës së fundit të gushtit, njoftoi sot agjencia e lajmeve Mehr. "Sateliti ''Rasad 1'' (Vëzhgimi) do të lëshohet në hapësirë nga një raketë iraniane gjatë ''javës qeveritare", periudhë ku kremtohen arritjet e qeverisë dhe zhvillohet gjatë javës së fundit të gushtit,'' u shpreh ai. Sipas tij, ky lëshim do të përbëjë "arritjen e fundit" të Iranit në fushën e teknologjisë hapësinore. Më 26 prill, Taghipour deklaroi se Irani kishte parashikuar që të lëshonte në hapësirë deri në mars të vitit 2011 një numër të papërcaktuar satelitësh vëzhgues dhe telekomunikacioni, "aktualisht në faze testimi", por nuk shtoi sot nëse edhe sateliti ''Rasad 1'' do të ishte pjesë e këtij kontingjenti satelitësh./ /i.p/
KOMENTE