English

Urgjent - Skandali, zbulohen bomba dhe granata me logon e PS

TE GJITHA FOTOT, TE GALERIA

Lezhë, 7 Korrik 2010 NOA – Një militant socialist u gjet para pak minutash me një arsenal lëndësh plasëse, mes tyre bomba, granat dore, tritol etj., të cilat ishin mbështjellë me logon e Partisë Socialiste, raporton korrespondenti i agjencisë NOA duke cituar burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Lezhës.

Konfirmohet se rreth 50 minuta më parë ka përfunduar operacioni i koduar “Arsenali”, i kryer nga Drejtoria e Policisë së Lezhës.

I arrestuar në flagrancë si posedues i eksplozivëve është Arben Simoni, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lezhe, person me precedent të mëparshëm penalë.

“Arrestimi i tij u bë, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesën e tij, ne lagjen “Sheher”, qyteti Lezhe, ju gjeten dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme armesh dhe municionesh luftarake”, - konfirmoi zyrtarisht policia e Lezhës.

Mësohet se Arben Simonit, i njohur si militant i PS, i janë sekuestruar 68 copë granata, ofensive dhe defensive, 86 kallëpe tritol me peshë 35 kg, 200 m linear fitil zjarrpërcjellës, një automatik model 56, një mitraloz i rëndë, një pushke 20-ëshe, tre krehra fishekë model 56, të mbushur me fishekë, një shirit me 100 copë fishekë dhe një arke me 1250 copë fishekë.

Policia tha zyrtarisht se materialet ne ngarkim te Arben Simonit do t’i dërgohen Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Lezhe per procedim te mëtejshëm.

Precedenti i mëparshëm penal i Simonit lidhet me ngjarjen e ndodhur në Tiranë më 12 maj, kur njjë drejtues automjeti është konfliktuar gjatë orëve të pasdites me një protestues të Partisë Socialiste duke u plagosur, ndërsa grupi i tyre marshonte drejt godinës së Kryeministrisë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i I” në afërsi të stacionit të Trenit në Tiranë, ku Arben Simoni, 40 vjeç nga Lezha, është konfrontuar me Përparim Vladin, edhe ky 41 vjeç, nga Tirana.

Mësohet se ky konfrontim ka ndodhur në momentin, kur Simoni së bashku me një grup personash përkrahës të Partisë Socialiste, po përgatiteshin për t’u nisur gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë këtyre momenteve, Përparim Vladi, ka qenë duke qarkulluar me automjetin e tij, tip Benz në Bulevardin “Zogu i I”, ku është goditur papritur me grushte e sende të forta nga Arben Simoni, duke e plagosur lehtë atë.

Aktualisht ky i fundit ndodhet në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, ndaj të cilit po kryen veprimet procedurale, ndërsa materialet do të t’i referohen prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, parashikuar 89 i Kodit Penal.

a.b/r.n/NOA

KOMENTE