English

Afrikë e Jugut 2010, Ganë, kërcënime ndaj Gyan

Afrikë e Jugut, 8 Korrik NOA - Njëmbëdhjetëmetërshi i gabuar në minutën e fundit në pjesën e dytë shtesë në çerekfinalet, kundrejt Uruguait i kushtoi shumë shtrenjtë skuadrës përfaqësuese të Ganës, or gjithashtu dhe Asamoah Gyan.

Me sa është bërë e ditur nga shtypi uruguaian dhe në veçanti nga “El Pais”, sulmuesi, autor i kësaj penallti, ka marrë kërcënime të shumta me vdekje, deri në atë pikë ku një eskortë e autoriteteve lokale është duke e shoqëruar atë në momentet e lëvizjes.

Për sa i përket kësaj ngjarjeje nga Federata e Futbollit në Ganë nuk ka pasur asnjë lloj komenti.

r.b/NOA

KOMENTE