Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda, 8 Korrik, Atsh
English

Axhenda, 8 Korrik, Atsh

Ora 11.00- Kryeministri Berisha do të jetë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin POLIS; Ora 09:30 - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli merr pjesë në Konferencen "Trafikimi i qenieve njerezore ne shekullin e 21-te. Parandalimi dhe lufta kunder tij: Sfida dhe perspektiva", organizuar nga Fondacioni Hanns Seidel dhe Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit në Njerëz; Ora 10:00 - Kuvendi mblidhet në seancën plenare të radhës. Ora 10.00 - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadori Helmuth Lohan do të marrë pjesë në Ditën e Promovimit të Kontributit të BE-së për Veprimin kundër Minave në Shqipëri. Ora 12:00 - Në Ministrinë e Mbrojtjes zhvillohet një konferencë për shtyp lidhur me bilancin e shënuar gjatë 6-mujorit në procesin e demontimit të municioneve të tepërta në Forcat e Armatosura. Ora 19:00- Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Nasi Shamisë, Fahri Jukniut, Beqir Vaqarrit, organizohet në sallën e kinemasë pranë AQSHF një takim i veçantë ; KOSOVË: Ora 10.00 Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, mbërrin për një vizitë dyditëshe në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Hashim Thaçi. Ministri Hungarez i Mbrojtjes, Dr. Csaba Hende nis një vizitë dy-ditore në Kosovë; Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni merr pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut, A-5, në cilësinë e vëzhguesit, në Dubrovnik (Kroaci)./n.m/
KOMENTE