English

Be-Kosovë - Pe: Të Fillojnë Negociatat Për Liberalizimin E Vizave

STRASBURG, 8 korrik /ATSH-ANSA/ - Parlamenti Evropian i dha sot një mesazh të qartë pesë vendeve evropiane që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta njohin atë sa më parë dhe njëkohësisht bllokut të 27-ëve që të nisin sa më shpejt negociatat për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. Asambleja e Strasburgut e priti pozitivisht dhe me një shumicë të qartë rezolutën e deputetes së gjelbër, raportuesja Ulrike Lunacek, që konfirmon se e ardhmja e Kosovës së pavarur është në Bashkimin Evropian. "Rezoluta shpreh qartë edhe domosdoshmërinë për nisjen e negociatave për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë", deklaroi Lunacek, duke theksuar se "kosovarëve nuk mund t'u refuzohet ende e drejta për të udhëtuar lirshëm në Bashkimin Evropian". Rezoluta i bën apel edhe Prishtinës zyrtare të forcojë bashkëpunimin me misionin evropian "Eulex" për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelin më të lartë të mundshëm, sepse "vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet shteti i të drejtës". /e.v/
KOMENTE