English

Belortaja pret ambasadorin korean, i paraqet letrat kredenciale

Tiranë, 8 korrik, NOA – Zv/ministri i Jashtëm, Selim Belortaja, priti sot në një takim ambasadorin e republikës së Koresë, Jang Tae-Shin, rezident në Athinë, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

Gjatë takimit, Belortaja vlerësoi nivelin e marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy vendeve në aspektin politik dhe në atë ekonomik dhe e falënderoi ambasadorin Jang Tae-Shin për angazhimin e qeverisë koreane në lëvrimin e kredive të buta në shërbim të rrjetit të shpërndarjes dhe elektrifikimit të zonave rurale në Shqipëri si dhe për kontribute të tjera në fushat ekonomike dhe sociale.

Ndërkaq, palët në takim u theksua në mënyrë të veçantë edhe nevoja për një shfrytëzim më të plotë të potencialit ekonomik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më tej, Belortaja shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare ndaj qeverisë së Koresë, si një ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori Jang Tae-Shin shprehu angazhimin dhe vëmendjen e qeverisë së Koresë për t’i konsoliduar këto marrëdhënie përmes pjesëmarrjes më të gjerë të investitorëve koreanë në Shqipëri, si dhe intensifikimit të vizitave dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

n.e/NOA

KOMENTE