Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha opozitës: Mos i ngatërroni bizneset, politikën bëjeni me ne dhe jo me ta
English

Berisha opozitës: Mos i ngatërroni bizneset, politikën bëjeni me ne dhe jo me ta

Tiranë, 8 korrik, NOA Update – “Kompanitë dhe bizneset mos i ngatërroni me politikën, politikën bëjeni me ne, ja ku na keni në Kuvend të gjithëve”.

Me këto fjalë iu është drejtuar kryeministri Berisha deputetëve të opozitës, gjatë seancës së sotme plenare, në kundërpërgjigje të akuzave që mbërritën prej tyre se qeveria po harton ligje që të mbrojnë monopolet në tregun e hidrokarbureve.

Sipas tij, kontratat kanë qenë në rregull me kompanitë të cilat kanë blerë aksione në fushën e hidrokarbureve dhe nuk ka asnjë gjë për t’u kritikuar.

“Industria këtë vit ka shënuar rritje, ku është abuzimi këtu? Me 39 miliardë lekë janë rritur vetëm eksportet, ndërsa të ardhurat në total janë 115 miliardë lekë për vitin e kaluar”, tha kreu i qeverisë.

Duke shtuar më tej, se u ndoqën të gjitha procedurat e duhura për shitjen e aksioneve të kompanisë “Armo”.... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE