Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çifti Blair, Gjithmone Dy Miq, Qe Do Te Mbeshtesin Dhe Perkrahin Zhvillimin E Shqiperise
English

Çifti Blair, Gjithmone Dy Miq, Qe Do Te Mbeshtesin Dhe Perkrahin Zhvillimin E Shqiperise

- Kryeministri Berisha pret ne nje takim zonjen Cherie Blair, bashkeshorten e ish-kryeministrit britanik, Toni Blair - TIRANE, 8 Korrik/ATSH/. -Kryeministri Sali Berisha, qeveria shqiptare dhe shqiptaret, do te gjejne tek zoti dhe zonja Blair gjithmone dy miq, qe do te mbeshtesin dhe perkrahin zhvilimin e vendit, siguroi sot Zonja Cherie Blair, bashkeshorte e ish-kryeministrit britanik, Toni Blair. Kryeministri Berisha priti sot në një takim të ngohtë e miqësor zonjën Cherie Blair, e cila ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku ishte e pranishme edhe zonja Liri Berisha. Sipas Zyres se Shtypit te kryeministrise, në fillim të takimit, znj. Blair i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet e ngrohta dhe miqësore të bashkëshortit të saj, Tony Blair, ish-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, duke u shprehur se "Kryeministri Berisha, qeveria shqiptare dhe shqiptarët do të gjejnë tek çifti Blair gjithmonë dy miq që do të mbështesin dhe përkrahin zhvillimin e vendit". Kryeministri Berisha i uroi zonjës Blair mirëseardhjen dhe e falënderoi për mbështetjen dhe përkrahjen që zonja Blair dhe Fondacioni që ajo kryeson, i ka dhënë shumë nismave të rëndësishme të ndërmarra nga Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" dhe nga shoqëria civile, në ndihmë të fëmijëve në nevojë dhe të pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha e njohu zonjën Blair me reformat e qeverisë shqiptare në të gjitha fushat, duke u ndalur veçanërisht në zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e një klime sa më të favorshme për investimet e huaja në vend, luftën e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit, forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në kuadër dhe të plotësimit të kritereve dhe standardeve që çuan në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe që do të bëjnë të mundur realizimin e projekteve madhore për shqiptarët, liberalizimin e vizave me BE dhe integrimin në BE. Zonja Blair u shpreh se Shqipëria ka shënuar arritje të mëdha në vitet e fundit, duke theksuar se reformat e qeverisë shqiptare dhe progresi i Shqipërisë kanë qenë të jashtëzakonshme. Zonja Blair shprehu vlerësimin e saj edhe për punën shumë të mirë të Fondacionit "Fëmijët Shqiptarë" dhe të shoqërisë civile, në drejtim të ndihmës për fëmijët dhe gratë e vajzat në nevojë, duke ritheksuar se mbështetja e saj dhe e Fondacionit që ajo drejton, do të jetë e vazhdueshme. Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të vazhduar mbështetjen dhe përkrahjen për shoqërinë civile në punën e saj në këtë drejtim. /a.ke/
KOMENTE