Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çudia, Kuba do të lirojë 52 disidentë të burgosur
English

Çudia, Kuba do të lirojë 52 disidentë të burgosur

Havana, 8 Korrik, NOA – Njihet nga të gjithë si një vend i cili jo vetëm që nuk lëshon pe ndaj disidentëve, por i ndëshkon rëndë ata edhe për gjestin më të vogël të shfaqur kundër pushtetit.

E megjithatë, edhe Kuba duket se po ndryshon kohët e fundit, ndërsa prej saj vjen një lajm i çuditshëm se do të lirohen 52 të burgosur politikë.

Kështu, lajmi i bërë me dije nga kisha katolike e vendit, tregon sesi pas një takimi mes presidentit Raul Castro dhe kryepeshkopit të Havanës, kardinalit Jaime Ortega, u ra dakord që të lirohen disa të burgosur.

Por ajo që i çuditi të gjithë ishte negociata për një numër kaq të lartë të tyre që aktualisht mbahen të burgosur në burgjet e Havanës.

Ndërkaq, bëhet me dije, se në këtë takim negociues, ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Moratinos, prania e të cilit duket se ka ndikuar në marrjen e një mase të rillë liberale për një shtet me kufizime si Kuba.

Thuhet që pesë të burgosurit e parë do të lirohen pas disa orësh, të tjerët në tre deri katër muajt e ardhshëm, ndërsa u është dhënë leje për largim nga Kuba.

Të burgosurit i përkasin një grupi prej 75 kundërshtarësh të qeverisë, të cilët ishin dënuar në mars të vitit 2003, ndërsa lajmi për lirimin e tyre është mirëpritur nga aktivistët kubanezë për të drejtat e njeriut.

n.e/NOA

KOMENTE