English

Greqia Sërish E Paralizuar Nga Një Grevë E Përgjithshme

ATHINË, 8 korrik /ATSH-MIA/ - Grekët do të fillojnë sot përsëri një grevë të përgjithshme 24-orëshe, të organizuar nga sindikatat, në shenjë proteste kundër projektligjit për reformën në pensione, që dje në mbrëmje u lexua në parlament. Ky projektligj do të votohet sot pas një leximi të dytë. Pritet që vendi të paralizohet sërish për shkak se në protesta marrin pjesë nëpunës shtetërorë, gazetarë, inspektorë tatimorë, avokatë, të punësuar në komuna dhe doganierë. Spitalet greke do të pranojnë vetëm rastet urgjente për shkak se grevën e përkrahën edhe mjekët. Bankat do të jenë të mbyllura, gjithë qarkullimi do të jetë i bllokuar, ndërsa shumë fluturime do të anulohen. Greva është organizuar nga të dy sindikatat më të mëdha greke, Konfederata e Përgjithshme e Punës (GSEE) dhe Federata e Nëpunësve Shtetërorë (ADEDI). Kjo është greva e gjashtë e përgjithshme gjatë këtij viti kundër masave ekonomike qeveritare./ a.jor.
KOMENTE