English

Kryeministri Berisha pret investitorët e projektit turistik “Gose Island” në Kavajë

Tiranë, 8 korrik, NOA – Një grup përfaqësuesish të investitorëve të projektit të rëndësishëm turistik, Gose Island, që do të zbatohet në Komunën e Gosë, të rrethit të Kavajës, janë pritur sot nga kryeministri Sali Berisha.

Ky grup i madh investoitorësh i kryesuar nga Mike Ëilson, kanë mbërritur në Tiranë për të lançuar projektin e një resorti turistik me energji të riciklueshme, me impakte të mëdha ekonomike dhe në punësim, për të gjithë rajonin.

Investitorët i paraqitën projektin kryeministrit ku flitet për një destinacion të ri turistik që do të krijohet duke u mbështetur në ekspertizën ndërkombëtare, të një projekti të madh të realizuar së fundmi, të resorit Cape Verde.

Në këtë projekt, do të angazhohen partnerë prestigjiozë në arenën ndërkombëtare, të tillë si Extreme Hotels, Capita Lovejoy, European Golf Design, Metro Urbe, Real Estate Capital Group, e mjaft të tjerë.

Kryeministri Berisha falenderoi pjesëmarrësit për prezantimin e një projekti të tillë ambicioz dhe siguroi investitorët për mbështetjen e qeverisë.

Ky grupi investitorësh operojnë në fusha të zhvillimit të biznesit ndërkombëtar, të kontraktimit të pasurive të paluajtshme, të hotelerisë, arkitekturës ambjentale dhe planifikimit urban, inxhinierisë civile detare, si dhe bankave e tregjeve financiare.

mit/NOA
KOMENTE