Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend/ Basha: Opozita Po Spekullon Me Shqetësimin Për Sigurinë Në Vend
English

Kuvend/ Basha: Opozita Po Spekullon Me Shqetësimin Për Sigurinë Në Vend

TIRANË, 8 Korrik/ATSH-M. Shkurta/.- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha e cilësoi sot në Kuvend "spekullim nga ana e opozitës" vrasjen e ndodhur pak orë më parë në qendër të Tiranës. "Ju spekulloni me gjendjen e sigurisë në vend, kur të gjithë indikatorët tregojnë përmirësim të thellë të saj. Në mes të sezonit turistik dhe në vazhdën e agresionit tuaj kundër liberalizimit të vizave, ju ngrini tellal pas tellalli dhe fallsifikim pas fallsifikimi për gjendjen e sigurisë në vend", j'u drejtua ministri i Brendshëm deputetëve të opozitës. Sipas tij, e vërteta për rendin në Shqipëri është çertifikuar nga institucionet europiane dhe amerikane, të cilat edhe në raportet e fundit vlerësuan qeverinë për luftën efikase kundër krimit, dhe në veçanti, kundër trafikut të qenieve njerëzore. Ministri Basha akuzoi opozitën se "ndërsa spekullon me shqetësimin e saj për rendin dhe sigurinë, ishte ajo që rekrutoi banditët e Zani Caushit dhe armatosi kontigjentët kriminalë". Qëndrimi i ministrit Basha në Kuvend erdhi pas deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili reagoi ndaj një vrasje të ndodhur mesditën e sotme në qendër të Tiranës, duke e lidhur me mungesën e rendit në vend./n.m/
KOMENTE