Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend/ Ruçi: Pe Citon Se Palët Duhet Të Kalojnë Krizën
English

Kuvend/ Ruçi: Pe Citon Se Palët Duhet Të Kalojnë Krizën

TIRANE 8 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi deklaroi të enjten në seancë plenare se, për herë të parë Parlamenti Europian citon se duhet kalimi i krizës politike, si kusht për integrimin europian të vendit. "PE citon se është demosdoshmëri kalimi i krizës dhe zgjidhja është përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës", tha ai, duke iu referuar rezolutës për Shqipërinë, miratuar sot paradite në Parlamentin Europian në Bruksel. "Rezoluta është detyrë shtëpie për ne shqiptarët. Eshtë koha që të ulemi në bisedime, ashtu sikurse thoni edhe ju zoti kryeministër. Ne kemi patur nismat tona ligjore, të cilat ju i keni hedhur poshtë", u shpreh Ruçi, duke theksuar se opozita kërkon prej 12 muajsh, atë që kërkohet sot edhe në rezolutën e PE-së. Opozita shqiptare sipas Ruçit, e përshendet miratimin e rezolutës nga Parlamenti Europian. Ai u shpreh se maxhoranca po monopolizon edhe procesin e liberalizmit të vizave të shqiptarëve në BE, ndaj në këtë pikë ai u shpreh se "rezoluta e miratuar sot për këtë çështje mirëpret mbështetjen politike ndërpartiake". Në të njëjtën kohë Ruçi tha se "në rezolutën e PE-së përcaktohen edhe kushtet e ngritjes së komisionit hetimor, që në përbërje shumica duhet të jetë nga opozita, e cila duhet të ketë edhe kryesimin e komisionit dhe të përcaktojë objektin e hetimit"./n.m/
KOMENTE