Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lajme Shkurt Nga Korça
English

Lajme Shkurt Nga Korça

800 mijë euro nga BE për ndërtimin e zyrave të Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit 800 mijë euro ka akorduar Bashkimi Evropian për ndërtimin e zyrave të Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Korçë, bëri të ditur sot Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Genci Juka, në një takim me strukturat e këtij autoriteti në qytetin e Korçës. Sipas tij, nga dita e enjte, në rajonin e Korçës fillon nga puna edhe një Drejtori e re Rajonale e AKU, e cila, synon të përmbushë standardet e ushqimit që prodhon bujqësia dhe biznesi vendas, ashtu si në tregun evropian. "Duke patur parasysh synimet e Shqipërisë si kandidate për në BE, ne kemi përmbushur përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian dhe tani, po realizojmë edhe strukturat, të cilat janë krijimi i Agjencisë së Pagesave, institucion që është krijuar që prej disa vitesh dhe së fundi edhe krijimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dy kërkesa këto të Bashkimit Evropian", nënvizoi drejtori Juka. Ai kërkoi nga specialistët e kësaj strukture të re që të zbatojnë me përpikmëri ligjet për realizimin e standardeve të prodhimit dhe tregut sipas kërkesave të BE. Në përfundim u prezantua edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të AKU, Korçë, Arben Napuçe, deri tani përgjegjës i shërbimit veterinar në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit./b.fejzulla/ Kapshticë, 12 500 emigrantë kthehen brenda një dite për pushime në vendlindje Eshtë rritur ndjeshëm ditët e fundit fluksi i kthimit të emigrantëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në rrethin e Devollit. Sipas komandantit të policisë kufitare të kësaj Pike, Dritan Sheme, vetëm gjatë ditës së sotme deri në orën 16;00, në këtë Pikë Kalimi janë kthyer 12500 emigrantë, me mbi 1500 automjete. Pala shqiptare e kësaj dogane ka punuar dhe vazhdon të punojë me 8 sportele dhe nuk ka pasur radhe dhe vonesa të emigrantëve që kthehen për pushime në vendin tonë. Sipas emigrantëve të kthyer, edhe në doganën greke është punuar me shumë sportele dhe nuk ka pasur vonesa. Ndërkohë, nga policia e qarkullimit rrugor janë marrë masa me patrulla lëvizëse që automjetet të respektojnë rregulloren e qarkullimit rrugor për të shmangur çdo aksident rrugor të mundshëm./b.fejzulla//s.s./
KOMENTE