Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lobingu antitransparencë
English

Lobingu antitransparencë

Plot një vit nga dita e manipulimit elektoral, pas një viti të tërë që kjo qeveri paguhet për të qeverisur shqiptarët, e vetmja gjë që mund të provojnë është se kanë punuar e po punojnë për harxhimin e taksapaguesve shqiptarë për lobingun antitransparencë

Nga Blendi Klosi* / Foto: NOA/LSA

Kolegët e PD kanë një pakënaqësi të madhe sepse e shikojnë sa shumë po pasurohet kabineti qeveritar, sesa shumë po shtohen deklarimet e tyre të pasurisë, po shikojnë sesi një ministër mund të fitojë 200 mijë euro nga shitja e një afere që nuk e ka pasur një vit më parë.

Në këto kushte po shkojmë drejt një viti opozitë, një viti në të cilën maxhoranca e PD, po i afrohet atij kulmi në të cilin nuk mund ta mbajnë më shqiptarët. Që nisën nga dita e votimit, nga dita e zgjedhjeve. Ku të gjithë qytetarët e botës demokratike shkojnë me shpresën se duke votuar ata mund të ndryshojnë për mirë jetën e tyre. Por përsëri politika hileqare e Sali Berishës e ktheu këtë proces, nga një proces shprese, në një pazar stresi dhe pakënaqësish.

Të gjithë e kanë të qartë tashmë, jo vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët, se 28 qershori i vitit 2009 shënoi një ditë të trishtë në demokracinë shqiptare, sesi shteti shqiptar u vë në shërbim të manipulimit të votës. Sot një vit më vonë të gjithë po shohim se sa shumë energji dhe para u harxhuan për të vjedhur votën.

Plot një vit nga dita e manipulimit elektoral, pas një viti të tërë që kjo qeveri paguhet për të qeverisur shqiptarët, e vetmja gjë që mund të provojnë është se kanë punuar e po punojnë për harxhimin e taksapaguesve shqiptarë për lobingun antitransparencë.

Në këtë vit të parë të mandatit të saj të dytë, qeveria nuk mund të bëjë asnjë bilanc pozitiv, përveçse një ekspozeje keq qeverisjeje për shqiptarët. Shqiptarët në këtë vit nuk kanë marrë asnjë sinjal pozitiv për një jetë më të mirë, detyrë kjo funksionale e çdo mazhorance.

Procesi më i diskutuar dhe i shumëpritur, ai i liberalizimit të vizave, po kalon në një stres të paparë për qytetarët. Të cilët të shumë dëshiruar për lëvizjen e lirë, po marrin përditë sinjale e kritika nga Komisioni Europian, pasojë kjo e keq qeverisjes së qeverisë Berisha.

Duke mos parë interesat e qytetarëve, por vetëm të kryeministrit dhe të kabinetit qeveritar e la kështu turpërisht Shqipërinë kokulur, të fundit fare në garën e gjithë shteteve të rajonit për liberalizimin e vizave.

Pyetja e mbarë shqiptarëve, pse një shtet me kaq kritika e kaq shumë probleme për identitetin e tyre si Maqedonia, pse një vend me kaq shumë probleme dhe luftë bombardimesh si Serbia, pse një nga vendet më të çuditshme si Bosnja, të jenë kaq shumë përpara Shqipërisë në garën e liberalizmit?

Përgjigja është fare e qartë, sepse Shqipëria pas 20 vjetësh qeveriset përsëri nga Sali Berisha. Mazhoranca duhet ta kuptojë njëherë e mirë se heqja e vizave nuk i shpëton shqiptarët nga problemet e tyre.

Janë problemet ekonomike ato që krijojnë më shumë shqetësime në jetën e qytetarëve shqiptarë. Prandaj ne jemi si çdo ditë këtu, për ti bërë thirrje pushtetarëve dhe qeverisë që të jetë e përgjegjshme.

Ndaj ne jemi sërish këtu, gati për të nisur sërish protestat, në të gjithë Shqipërinë, të vendosur për të mos hequr dorë nga transparenca. Transparenca të nderuar kolegë nuk është një debat politik, por është një detyrë historike. Sali Berisha e ka të qartë se tashmë me hijet e pasuritë e pushtetit mund të blejë parti politike dhe ta mbajë të trullosur me deklarata.

Por ta ketë shumë të qartë se nuk ka për të blerë dot asnjë fjalë kundra transparencës, kundra konsensusit të hapjes së kutive.

(*) Fjala në Kuvend e deputetit të PS

KOMENTE