English

Meksikë - Të Paktën 15 Të Vdekur Dhe 40 000 Të Pastrehë Nga Kalimi I Stuhisë Tropikale ''Alex''

MONTERREY (Meksikë), 7 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 40 000 të tjerë mbetën të pastrehë në veri dhe verilindje të Meksikës që prej kalimit javën e kaluar të stuhisë tropikale ''Alex'', që shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, sipas një bilanci të njoftuar nga autoritetet lokale. ''Rreth 25 000 mijë persona të tjerë u evakuan në shtetet e Nuevo Leon, Coahuila dhe Tamaulipas, në kufi me SHBA-në si pasojë e shirave më të rrëmbyeshëm të regjistruar në këtë rajon që prej 30-vjetësh'', theksoi për shtypin drejtori i Komisionit Kombëtar të Ujrave, Hose Luis Luege. ''Një tjetër stuhi që po formohet në gadishullin Jukatan, në jugperëndim të Meksikës kërcënon pjesën jugore dhe lindore të vendit dhe rrezikon të transformohet në ciklon'', nënvizoi Komisioni Kombëtar të Ujrave./ /ec/ a.jor.
KOMENTE