English

Moti - Në Paris Gjendje Emergjence Për Shkak Të Valës Së Të Nxehtit

PARIS, 8 korrik /ATSH-ANSA/ - Agjencia meteorologjike franceze "Meteo France" shpalli pasditen e sotme gjendjen e emergjencës për shkak të vapës së madhe në Paris dhe zonat përreth, megjithatë duke theksuar se i nxehti aktual nuk është në nivelin e atij të vitit 2003. Për Parisin, Hauts-de-Seine, Seine-Saint-Denis dhe Val-de-Marne, "Meteo France" parashikon temperatura të larta për të paktën tre ditët në vijim. Franca u godit rëndë nga temperaturat e larta në vitin 2003, kur humbën jetën 15 mijë persona, kryesisht të moshuar. Prej atëherë, tema e quajtur "canicule" (valë e nxehtë), rishfaqet çdo vit me afrimin e muajve të verës. Alarmi për valën e të nxehtit është dhënë edhe në Alsazia dhe në Territorin e Belfort, në kufi me Zvicrën. /e.v/
KOMENTE