English

Opozita bojkoton Kuvendin: Dekretet, po votoni për mercenarët e pushtetit

Tiranë, 8 korrik, NOA – Proces të montuar politikisht dhe në kundërshtim me të gjitha rregullat e një jete parlamentare, e ka konsideruar opozita atë të votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për 3 kandidaturat e Gjykatës së Lartë.

Përmes deputetit socialist, Fatmir Xhafaj, ajo ka deklaruar se deputetët e mazhorancës janë duke votuar për mercenarët e pushtetit.

“Ne nuk jemi bashkëpërgjegjës dhe as bashkëfajtorë në këtë nismë që po ndërmerrni”, tha ai.

Sipas tij, mazhoranca është duke marrë në mbrojtje arbitrat e saj në gjyqësor për t’i patur më pas si krah mbështetës për të mbuluar vendimet që i interesojnë dhe e kundërta.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, deputetët e opozitës janë çuar nga karriget e tyre të Kuvendit dhe kanë dalë nga salla e seanca plenare, në një kohë kur deputetët e mazhorancës janë duke votuar me votim të hapur për projekt-ligjet e radhës, për të përfunduar edhe me atë të tre dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët më të rinj të Gjykatës së Lartë... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE