Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 8 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" MBYLLET RASTI KUNDËR KRYETARIT TË KËSHILLIT NACIONAL SERB, MILAN IVANOVIQ I DYSHUAR PËR SHUMË VEPRA PENALE - STANDARDET E DYFISHTA TË DREJTËSISË SË EULEX-it -EULEX-i "nuk ka gjetur prova" për të vërtetuar asnjë dyshim të ngritur kundër të ashtuquajturit kryetar i Këshillit Nacional Serb, Milan Ivanoviq, i cili akuzohej për organizim, përkrahje dhe pjesëmarrje në grupet terroriste, nxitje të urrejtjes, thirrje për rezistencë etj. Duke e krahasuar rastin Ivanoviq me rastin Kurti, juristët kosovarë kanë vërejtur se "EULEX-i po bën drejtësi selektive" dhe se duke liruar nga akuzat Ivanoviqin "po përpiqet të ruajë qetësinë politike në veri të Kosovës" Tituj të tjerë: -Parlamenti Evropian mbështet dialogun dhe shtetësinë e Kosovës -Bentler: Hapi i parë - të kapen autoret e incidentit në veri -Qeveria përligj dorën e politikës në tenderë -Thaçi: Tolerimi i korrupsionit i ka sjellë dëme vendit -Rexhepi: Në veri do të instalohet ligji -Kolë Berisha tërhiqet nga lidershipi i LDK-së Foto lajmi: Institucionet kosovare po përgatiten për ta pritur në mënyrë dinjitoze ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili të enjtjen vjen në Kosovë. "Lajm" NJERI I LIRISË MIRË SE VJEN! Tituj të tjerë: -Biografia e Tony Blair "Express" DUAN HISE NË BISEDIME - Ban Ki-moon tenton që OKB të bëhet pjesë e dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i ka shkruar një letër kryediplomates europiane Catherine Ashton, me sugjerimin që pas GJND-së, Emisari i tij Lamberto Zannier të përfshihet në këtë proces. Qeveria e Kosovës është plotësisht kundër. Prishtina kërkon dialog me lehtësim të BE-së dhe SHBA-së. Tituj të tjerë: -Heroi në Kosovë - Tony Blair do të arrijë sot në Prishtinë. -Heroi i kontestuar - Reagime dhe pyetje për kriteret dhe lehtësinë me të cilën dikush shpallet hero në vendin tonë, ka nxitur shpallja e Tahir Zemajt Hero i Kosovës nga Presidenti Fatmir Sejdiu. Të parët kanë reaguar organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Tashmë Heroin Zema ata e quajnë mercenar. Për Presidencën, kjo është e drejtë ligjore e Fatmir Sejdiut. -Shqetësimi i Kelmendit për OEK -Pacolli korrekt me Mustafën -Opsionet për Veriun - Shtetet e BE-së janë të përgatitura të diskutojnë për një "status special" për Veriun e Kosovës në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit. "Tribuna shqiptare" MIKU YNË! - Ish-kreministri britanik Tony Blair, viziton Kosovën Tituj të tjerë: -Tiranë - Shqipëria, progres për heqjen e vizave - Komisionari i BE-së për Zgjerim, Stefan Fyle, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres për liberalizimin e vizave. -Prishtinë - Prokurim publik me prani të politikës -Shkup - Vendimi për Sopotin, i drejtë -Dhjetëra shtete ka gjasa ta njohin menjëherë Kosovën pas vendimit të GJND-së - 25 shtete e presin GJND-në -Serbia humbëse në KS të OKB-së -Së shpejti vendimi për Gjykatën në veri "Bota Sot" "MILIONERËT" E SHOQËRISË CIVILE - OJQ-të që flasin e bërtasin Tituj të tjerë: -Rexhepi: Do të ndëshkohen policët që i përgjigjen Beogradit - Policia heton rastin e plagosjes së deputetit serb -Fuqizohet shteti përballë strukturave paralele serbe - Qeveria e Kosovës e vendosur për shtrirjen e ligjshmërisë në Veri -Opozita e përçarë, koalicioni PDK-LDK prehet në qetësi! - Plas "sherri" në mes të AKR, LDD e AAK-së -Pse u tërhoq Kolë Berisha nga posti i nënkryetarit të LDK-së -Bashçarshia e Sarajevës në Mitrovicë -Brukseli të ketë një vizion sa më evropian për Kosovën - Editoriali "Zëri" DEGËT RREZIKOJNË PDK-në - Partia e Thaçit ka nevojë imediate për reformë, në mënyrë që të shmangë degradimin e mëtejshëm Tituj të tjerë: -Blair sot në Kosovë Editoriali - Tony Blair -Të hetohen të gjitha rastet e korrupsionit -Kolë Berisha tërhiqet nga funksionet në LDK -Për një vit mbi 1 mijë ankesa - Avokati i Popullit -Gabim i hapave në veri - Prishtina "shpalli" fitoren në debatin me Beogradin në KS të OKB-së. Opozita akuzon për Veriun -Mjekët pengojnë intervistimin e Miletiqit "Infopress" KOSOVA ME PERSPEKTIVË EVROPIANE - Parlamenti Evropian ka diskutuar për Kosovën Tituj të tjerë: -Pritje madhështore -Beogradi të heq dorë nga inspirimi i dhunës -Vërejtja e fundit - Ministri Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se do të ketë shkarkime të oficerëve të policisë që nuk përfillin hirearkinë e institucioneve të Republikës së Kosovës -"Rruga e Kombit" me mbikëqyrje të dyfishtë -Presidenti injoron Kuvendin "Epoka e Re" GJND S'MUND TA NDYSHOJË STATUSIN E SHTETEVE SOVRANE - Flet presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare në Tiranë, Lisen Bashkurti Tituj të tjerë: -Vjen miku i madh Blair sot në Kosovë -Mirë se vjen kryeministër Toni Bler! -Hyseni vlerësohet me notën dhjetë -Juridiku po reformohet "Kosova Sot" STATUS I VEÇANTË PËR VERIUN - Diplomacia evropiane do të propozojë pas vendimit të GJND-së status më të avancuar për veriun sesa ai që parashihet me pakon e Ahtisarit. BE-ja vazhdon të kundërshtojë ndarjen e Kosovës Tituj të tjerë: -Bler sot në Prishtinë për herë të dytë -Editoriali - Mirë se vjen z. Toni Bler! -KGJK-ja së shpejti me dy anëtarë të rinj /a.ke/
KOMENTE