English

Policia: Në Kërkim Autorët Që Qëlluan Arkëtaren E Ossh-Së

TIRANË, 8 Korrik / - Policia e kryeqytetit ka nisur kërkimet për autorët plagosjes së punonjëses së OSSH-së, në një prej zyrave të pagimit të energjisë elektrike në Tiranë. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se 55- vjeçarja Vjollca Tobli mbeti e plagosur me armë zjarri në shpatull nga disa persona të cilët tentuan të grabisnin arkën numër 1 të zyrës së OSSH pranë Shkollës së Baletit. Burimet e Policisë së kryeqytetit bënë të ditur të enjten për ATSH-në se 55-vjeçarja u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes./m.sh/
KOMENTE