Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prezantohet Guida E Parë Për Shqipërinë Në Spanjë
English

Prezantohet Guida E Parë Për Shqipërinë Në Spanjë

TIRANE, 8 Korrik/ATSH/.-Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Madrid, Kastriot Robo, prezantoi ditët e fundit në një nga libraritë kryesore të Madridit "Casa del Libro", guidën e parë për Shqipërinë në gjuhën spanjolle. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se ky aktivitet u organizua nga shtëpia botuese "Alhenia Media", në bashkëpunim me rrjetin e librarive "Casa del Libro", nën patronazhin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Madrid. Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit, Ministrisë së Turizmit, anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Madrid, operatorë turistikë spanjollë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar që jeton në Madrid. Ambasadori Robo, pasi përshëndeti shtëpinë botuese "Alhena Media" për botimin e kësaj guide, theksoi se "pas marrjes së Çmimit të "Princit të Asturias" për letërsinë nga ana e shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, vitin e kaluar, botimi i këtij libri dhe promovimi i tij është një hap mjaft i rëndësishëm për njohjen e vendit tim, të historisë, kulturës, trashëgimisë, arteve, ekonomisë, në mbarë opinionin publik spanjoll dhe më gjerë". Me këtë botim, vuri në dukje Ambasadori Robo, plotësohet mungesa e deritanishme për informimin mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, jo vetëm në Evropë e Mesdhe, por edhe më gjerë. Shqipëria është një vend i hapur, theksoi Ambasadori Robo, ku numri i turistëve rritet nga viti në vit dhe zhvillimi i turizmit është një prioritet i Qeverisë shqiptare, e cila ka miratuar Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit për vitet 2007-2013. Kjo strategji, vuri në dukje ai, përbën një kombinim të zhvillimit turistik, duke promovuar vlerat kulturore, si dhe duke ruajtur vlerat natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit. Ambasadori Robo u bëri thirrje të pranishmëve që të vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se "Shqipëria, e cila tashmë është vend anëtar i NATO-s dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është një destinacion i këndshëm për t'u vizituar". Në fjalën e tij, Drejtori editorial i shtëpisë botuese "Alhena Media", z. Francisco Bargiela, ndër të tjera theksoi se kjo kompani ka korrur sukses shumë të madh me guidat turistike të vendeve të ndryshme dhe shprehu sigurinë e tij që pas dy vjetësh, ky libër do të ketë nevojë për ribotim, duke theksuar ndryshimet e mëdha që po përjeton Shqipëria. /s.s./
KOMENTE