English

Sport-Botëror/ Botërori, 3 Milionë Spektatorë Ndjekin Takimet Në Stadiume

TIRANË, 8 Korrik/ ATSH / - Deri tani rreth tre milionë spektatorë e kanë ndjekur në stadium kampionatin botëror në Afrikën e Jugut. Sipas të dhënave të FIFA-s, deri tani 2.997 milionë persona kanë ndjekur 61 ndeshje me një mesatare prej 49 134 personash për ndeshje. Kjo shifër është më e vogël se botërori i SHBA-së në vitin 1994 dhe ai i 2006-ës në Gjermani. Gjithsesi, për institucionin e futbollit botëror, ky tregues përbën një sukses. "Në Afrikën e Jugut është regjistruar një numër goxha i lartë spektaktorësh. Eshtë arritur një sukses i madh", thotë zëdhënësi i FIFA-s, Nikolas Maingot./gj.m//n.m/
KOMENTE