Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Lorik Cana, Kontratë 4-Vjeçare Me Gallatasarajin
English

Sport-Merkato/ Lorik Cana, Kontratë 4-Vjeçare Me Gallatasarajin

TIRANË, 8 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Lorik Cana ka lënë Sandërlendin, duke firmosur një kontratë 4 vjeçare me klubin e Gallatasarajt në Turqi. Në një lëvizje surprizë, mesfushori i kombëtares shqiptare ka lënë Premier Ligën angleze, duke u bërë futbollist i klubit më të famshëm turk për shifrën e 4.5 milionë eurove. Lajmi u bë i ditur fillimisht në websajtin zyrtar të Gallatasarajt, ku zyrtarizohet marrëveshja. Gazetat turke bëjnë të ditur se futbollisti shqiptar do të përfitojë një rrogë stratosferike, që shkon në 2.5 milionë euro në sezon. Në një intervistë dhënë për websajtin zyrtar të klubit të Sandërlendit, Lorik Cana ka shpjeguar arsyet e këtij transferimi që ka habitur edhe vetë tifozët anglezë. "Kam kaluar një vit fantastik te Sandërlendi dhe ky klub do të jetë gjithnjë në memorien time. Por, tani më është dhënë një mundësi që të luaj në Champions League si dhe të jem më pranë familjes time. Ky nuk ishte një vendim i lehtë për mua dhe shpresoj që tifozët të më kuptojnë. Dua t'i falënderoj të gjithë te Sandërlendi, duke nisur nga drejtuesit, trajneri, stafi, shokët e skuadrës dhe tifozët. Uroj që ky klub të ngjitet sa më lart", ka deklaruar mesfushori i kombëtares shqiptare. Gallatasaraj është klubi më i madh turk dhe aktualisht ka për trajner holandezin Frenki Rajkard. Një nga themeluesit e këtij klubi është Ali Sami Jen, djali i rilindasit shqiptar Sami Frashëri dhe njëkohësisht president i Gallatasarajt në vitet 1905-1918. Futbollisti shqiptar, Lorik Cana, i lindur në Kosovë, u zhvendos në Lozanë të Zvicrës, ku edhe filloi karrierën e tij futbollistike, si një amator. Në mes të viteve 2000-2002, ai luajti me ekipin e të rinjve të Paris SG në Francë. Ndeshjen debutuese me ekipin e parë të Paris SG e luajti më 19 prill 2003 kundër Nantës. Në fillim të sezonit 2005-2006, Cana u transferua tek Olimpiku i Marsejës, ku ndeshjen e parë me këtë fanellë e zhvilloi më 27 gusht 2005, ndërsa golin e parë marsejez e shënoi më 16 tetor 2005, kundër ish-klubit të tij, Paris SG, në fund të ndeshjes, e cila mbaroi 1-0. Në fillim të sezonit 2007-2008 u bë kapiten i ekipit të Marsejës. Më 24 korrik 2009, futbollisti shqiptar, në këmbim të 6 milionë eurove, u transferua tek FC Sunderland, në Angli./s.s./
KOMENTE
  • Anizel09:53 - 09 Korrik 2010
    ....bravo Lorik Cana.Urime dhe suksese te metejshme.....por dhe shuma e lekeve o vella, goxha e majme te eshte ofruar...por si duket ne respekt te Sami Frasherit....gjithsesi urime edhe pse nuk me pelqen shume gallatasaraji...