English

Vrau 11 gra, arrestohet në Los Anxhelos

Los Anxhelos 8 Korrik, NOA- Policia e Los Anxhelos është e sigurt që ka kapur vrasësin serial që gjatë viteve 1985 dhe 2007 ka vrarë 11 femra me ngjyrë, pothuajse të gjitha prostituta. Kundër Lonnie David Franklin, një mekanik 57 vjeç, hetuesit thonë se kanë prova të bazuara në analizat e ADN-së. Dinamika e vrasjeve ishte i njëjtë: gratë futeshin në një makinë, përdhunoheshin, vriteshin me të shtëna pistolete në gjoks dhe më pas trupat e tyre hidheshin në rrugë.

a.e./NOA

KOMENTE