English

Zonja Bleir Garanton Zonjën Topi Për Bashkëpunim Në Projekte Konkrete Në Ndihmë Të Grave

TIRANË, 8 Korrik/ATSH/.- Zonja Cherie Bleir, bashkëshorte e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Bleir, garantoi sot Zonjën e Parë, Teuta Topi, gjatë një takimi në Presidencë, për bashkëpunim në projekte konkrete në ndihmë të grave shqiptare. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të digtur se Zonja e Parë, Teuta Topi dhe zonja Bleir bashkëbiseduan përzemërsisht mbi aktivitete të ndryshme të bamirësisë e të ndihmesës për kategorinë e njerëzve në nevojë si dhe për problemet e grave në vendet e tyre. Zonja Topi e njohu zonjën Bleir me situatën dhe vështirësitë që përballen gratë në zonat rurale në Shqipëri si dhe me përpjekjet e tyre të përditshme mes angazhimeve të punës e familjes. Nga ana e saj, zonja Bleir e përgëzoi zonjën Topi për kontributin e saj në këto aktivitete, të cilat janë në vazhdimësi të diskutimeve të tyre gjatë aktiviteteve të mëparshme të organizuara për këto çështje, si dhe e siguroi për bashkëpunime të frytshme në projekte konkrete në të ardhmen./s.s./
KOMENTE