English

Zvicër - Ulje E Avionit ''Solar Impusle'' Pas Një Fluturimi 26 Orësh

PAYERNE (Zvicër), 8 korrik /ATSH-AFP/ - Avioni eksperimental ''Solar Impulse'' u ul sot pa probleme, pas një fluturimi prej 26 orësh të furnizuar me energji vetëm nga valët diellore dhe bateritë e tij, duke hapur rrugën për një tur botëror të parashikuar për vitin 2013, konstatoi sot një reporter i AFP. Aparati, i pilotuar nga Andre Borschberg, u ul në pistën e aeroportit të bazës ushtarake në Payerne, në pendim të Zvicrës, në mëngjes, nën duartrokitjet e qindra spektatorëve që po prisnin me padurim uljen e tij. Nën qiellin blu të çelët, prototipi i quajtur ''HB-SIA'' u ul në pistë dhe ndaloi në pistë vetëm pas 100 metrash. Prototipi, krahët e të cilit ishin mbuluar nga 12 mijë celula fotovoltike të lidhura me katër motorët e tij elektrik, e ka nisur të mërkurën në mëngjes fluturimin dhe e ka vazhduar atë përgjatë gjithë natës, i pari i tillë për avionin dhe ekipin. Bateritë prej litiumi të polimerizuar prej 400 kilogramësh të instaluara në avion, që u rikarikuan nga panelet diellore përgjatë gjithë ditës së djeshme, siguruan energjinë e nevojshme për të mbajtur aparatin në fluturim përgjatë natës. ''Solar Impulse'' ka realizuar më 7 prill në Zvicër fluturimin e tij të parë përgjatë një ore e gjysmë, etapa e parë në një seri provash./ /i.p/
KOMENTE