Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: RENEA, elita e policisë, do të shumëfishohet në të gjithë vendin
English

Basha: RENEA, elita e policisë, do të shumëfishohet në të gjithë vendin

Tiranë, 9 korrik, NOA – RENEA, oficerët e operacioneve speciale të Policisë së Shtetit është çertifikuar tashmë si një shkollë e përgatitjes elitare të oficerëve në vend.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha pasi ka vizituar repartin e RENEA-s, pas trajnimit dyjavor të 35 efektivave të kësaj strukture speciale të drejtorisë së policisë së Tiranës, theksoi për mediat se “efektivat e sapotrajnuar nga RENEA demonstruan aftësitë e fituara gjatë trajnimit në qitje, operacione për arrestim personash dhe operacione në raste pengmarrjesh”.

Sipas ministrit të Brendshme, RENEA është reparti elitë i policisë shqiptare dhe një nga repartet më elitare të Ballkani.

Basha theksoi se transferimi i përvojës, dijeve dhe përgatitjes operacionale taktike nuk do të ndalet vetëm me strukturën e operacioneve speciale për Qarkun e Tiranës, por do të shtrihet në struktura të tjera në të gjithë vendin.

“35 oficerët e kësaj njësie speciale, janë dallëndyshja e parë e shumëfishimit nëpërmjet trajnimit dhe ritrajnimit të përvojës elitare të repartit RENEA. Njësi të ngjashme do të ngrihen anembanë vendit”, nënvizoi ministri Basha.

Ai shtoi se “ky demonstrim që patë sot padyshim do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë strukturave të tjera të policisë në situata të vështira dhe për të shumëfishuar suksesin e RENEA-s në gjithë territorin e vendit”.

mit/NOA
KOMENTE