Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Jam kryeministër i një kombi që jeton në 3 shtete të tjera
English

Berisha: Jam kryeministër i një kombi që jeton në 3 shtete të tjera

Dubrovnik, 9 Korrik 2010 NOA - “Jam kryeministri i Shqipërisë, një komb që jeton në tre shtete të tjera. Por, sido që të jetë, ky është një vazhdim gjeografik dhe etnik. Askush nuk është një enklavë. Por unë e them me zë të lartë, se ruajtja e kufijve aktual është në interes të shqiptarëve”. Kështu deklaroi sot, shefi i qeverisë Sali Berisha duke folur para kolegëve të tij në samitin e Dubrovnikut, që trajton temën “Europa Juglindore, përballja me sfidat globale”.

Berisha theksoi se për Shqipërinë, është shumë e rëndësishme që të bëjë që idealet tona të prevalojnë. “Kështu, unë mendoj që ruajtja e kufijve aktualë ka një rëndësi thelbësore”.

Më tej z.Berisha tërhoqi vëmendjen për bashkëpunimin rajonal që tha se “është jetësor për ne”. Megjithëse ekziston një vullnet i fuqishëm, ai nuk është në nivelin e duhur, - kritikoi Berisha. Ai pohoi se “ne tani po luftojmë së bashku krimin e organizuar, por shtoi se “duhet të bashkojmë të gjitha mjetet tona”.

Berisha vërejti se “na mungon një bashkëpunim në infrastrukturë” dhe shtoi: “Megjithëse, Bashkimi Europian ka bërë investime të shumta, investime të tjera në infrastrukturë në rajonin tonë do të ishin shumë të rëndësishme”.

Në samitin dyditor ku ka shkuar Berisha, marrin pjesë edhe kryeministrat e Krocisë Jodranka Kosor, Italisë Silvio Berluskoni, Francës Francois Fillon, i Polonisë Danald Tusk, i Sllovenisë Borut Pahor, i Bullgarisë Boyko Borisov, i Malit të Zi Milo Gjukanovic, i Bosnje Hercegovinës Nikola Spiric, i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian.

r.n/NOA

KOMENTE