Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bosch për krizën: Palët duhet të ulen e të arrijnë kompromisin
English

Bosch për krizën: Palët duhet të ulen e të arrijnë kompromisin

Vlorë, 9 korrik, NOA – "Palët duhet të ulen për të gjetur kompromisin politik, pikërisht atë që do të zgjidhte krizën njëvjeçare politike mes mazhorancës dhe opozitës, prej zgjedhjeve të 28 qershorit".

Pas kërkesave të qarta të rezolutës së PE-së adresuar mazhorancës dhe opozitës, ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch ka lëshuar këtë thirrje për forcat politike në Shqipëri, si zgjidhjen e vetme të krizës, me qëllimin e madh që Shqipëria të ecë e sigurt përdrejt integrimit të vendit në BE.

Ambasadori Bosch, e bëri këtë deklaratë pasi mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Evropa ndërmjet meje dhe teje”, të mbajtur në qytetin e Vlorës.

“Duhet që palët të ulen dhe të gjejnë një kompromis. Kjo fjalë shpjegon atë, që palët duhet të arrijnë në një pikë të përbashkët, dhe jo të kërkohet ajo pikë, ku çdonjëra palë të mbetet e lumtur, pasi vetëm duke gjetur një pikë kompromisi për të zgjidhur krizën, arrihet dhe parimi i demokracisë funksionale”, theksoi në deklaratën e tij ambasadori i OSBE-së, në Tiranë.

Duke iu referuar rezolutës së PE-së, Bosch tha se “Unë nuk jam përfaqësues i Bashkimit Evropian, por unë lexova deklaratën e PE-së, dhe me sa kuptoj, ajo, për të cilën ata bëjnë thirrje është zgjidhja e krizës. Dhe në këtë kontekst ata bëjnë thirrje për bashkëpunim midis pozitës dhe opozitës, si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës politike. Pra duhet të gjenden pika për kompromis dhe jo për kundërshti”, deklaroi nga Vlora, ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch.

Rishtas Bosch evidentoi se për demokraci funksionale arrihet vetëm atëherë kur demokracia funksionojë në të gjitha nivelet, si atë parlamentar dhe në ato bashkiakë.

mit/NOA

KOMENTE