Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Keshilltaret E Pd Largohen Nga Mbledhja, Shkak Qendrimi I Padenje I Kryebashkiakut
English

Durres: Keshilltaret E Pd Largohen Nga Mbledhja, Shkak Qendrimi I Padenje I Kryebashkiakut

DURRES, 9 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Grupi i këshiltarëve të djathtë në këshillin bashkiak të Durrësit u largua sot në mbrëmje nga mbledhja e radhës, në shenjë proteste ndaj qëndrimit të kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako. Në emër të këtij grupi, kryetari i tij, Seid Kërtusha e quajti të patolerueshëm veprimin e kryebashkiakut Dako, i cili gjatë zhvillimit të mbledhjes ofendoi e më pas tentoi të godasë sekretaren e këshillit bashkiak. "Grupi i këshilltarëve të PD largohet në shenjë proteste ndaj këtij qëndrimi të padenjë", tha Kërtusha, i cili drejton grupin që ka shumicën në "parlamentin" e vogël të qytetit me 206 mijë banorë. Debatet në këshillin bashkiak filluan pasi ishin trajtuar më shumë se gjysma e projekt-vendimeve të paraqitura dhe kishte nisur votimi për futjen e një mjeku në organikën e Bashkisë dhe ndërmarrjes së shërbimeve komunale. Ndërsa grupi i PD votoi kundër projekt-vendimit, ndryshimi i aleancave nga përfaqësuesit e disa partive të vogla dhe largimet e përkohshme të disa këshilltarëve nga salla e mbledhjes gjatë numërimit të votave, rritën tensionet e panevojshme, që çuan në veprimet e kryetarit të Bashkisë, Dako. Brenda dy oresh, në këshillin bashkiak u miratuan 7 projekt-vendime dhe po me shumicë votash u hodh poshtë vetëm një prej projekt-vendimeve. /a.ke/
KOMENTE