Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy Tërmete Godasin Bregun Lindor Të Tajvanit
English

Dy Tërmete Godasin Bregun Lindor Të Tajvanit

TAJPEI, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Dy tërmete të njëpasnjëshëm goditën sot në një interval kohor të shkurtër bregun lindor të Tajvanit, njoftoi Instituti Gjeofizik amerikan (USGS). ''Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua rreth orës 00:41 GMT në det rreth 115 kilometra në juglindje të Taipeit në një thellësi prej 130 kilometrash '', theksoi USGS-ja. Lëkundjet u ndjenë në Tajpei, në veri të ishullit, por nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale. Ky tërmet u pasua disa orë më vonë nga një tjetër tërmet me magnitudë 5,2 të shkallës Rihter dhe u lokalizua rreth 90 kilometra nga kryeqyteti tajvanez në një thellësi 21 kilometra, sipas USGS-së./ /ec/ a.jor.
KOMENTE