Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Nuk ka thirrje për fitore
English

Edi Rama: Nuk ka thirrje për fitore

Tiranë, 9 Korrik 2010 NOA – “Nuk ka thirrje për fitore. Këtu nuk bëhet fjalë për humbjen e njërës palë dhe fitoren e palës tjetër, këtu bëhet fjalë për humbjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ndërkohë që shqiptarët rrezikojnë të humbasin lirinë dhe të drejtën për të votuar normalisht”.

Kështu iu përgjigj kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, pyetjes së mediave sot gjatë një bashkëbisedimi duke folur mbi rezolutën e Parlamentit Evropian dhe efektet e saj në zhvillimet politike në vend.

A mendoni se rezoluta e PE e ka sjellë më afër zgjidhjen e kësaj krize politike dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës? Të paktën kjo u duk edhe nga deklarata e djeshme e zotit Ruçi dje në parlament, kur tha që kjo po pritej këto 12 muaj.

Rezoluta e PE ka nënvizuar të zezë mbi të bardhë, atë që ne kërkojmë që ditën e parë të shpalljes së kushteve tona për të garantuar liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë. Duke garantuar në radhë të parë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndarjen përfundimtare nga epoka e zgjedhjeve të kontestuara e të deformuara, që arritën kulmin e sofistikimit e të korruptimit në 28 qershor të viti të shkuar.

Kjo rezolutë gjithashtu tregon edhe diçka tjetër. Që bota demokratike dhe familja evropiane janë përditë e më të shqetësuar kur duhet të trajtojnë çështjen e integrimit të Shqipërisë. Në ndërkohë të mos shohin ende zgjidhjen e një krize që është thjeshtësisht e zgjidhshme. Bazuar mbi domosdoshmërinë për transparencë dhe respektim për liritë dhe të drejtat e sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë.

Ne e kemi thënë dhe është e ditur botërisht, kërkojmë hetim të zgjedhjeve dhe e kërkojmë në emër të zgjedhjeve të ardhshme, jo në funksion të rezultatit të zgjedhjeve të shkuara. Mosplotësimi i kësaj kërkese është thjeshtë thellim i krizës. Kjo krizë nuk mbulohet, është përditë e më e qartë në sytë e të gjithëve. Sot ne kemi një rezolutë të votuar nga të dyja palët në PE dhe sot janë të majtët dhe të djathtët evropian që flasin për krizë në Shqipëri, falsin për nevojën për hetim, falsin për nevojën për transparencë të materialeve elektorale. Njëkohësisht kërkojnë edhe reformën e parlamentit dhe të procedurës parlamentare me konsensus, jo rregullore të përmbysura në mënyrë utilaterale, për të përmbysur edhe institucionet e fundit që kanë mbetur në këmbë në këtë vend. Ne duam zgjidhje. E kemi pranuar zgjidhjen e jemi të gatshëm ta jetësojmë atë, bazuar në rezultatin e negociatave më të fundit.

Arsyeja e do që për të mirën e vendit për të mirën e njerëzve për t’u fokusuar në çdo çështje duke vendosur në themel lirinë e gjykimit të çdo njeriu me votë të ndershme dhe numërim të ndershëm të saj, ne së bashku ta bëjmë zgjidhjen dhe ti japim fund kësaj historie që nxjerr përditë e më në pah, faktin se zgjedhjet janë vjedhur dhe njëkohësisht vullnetin për të vjedhur dhe zgjedhjet e ardhshme, duke mos dashur të lejohet që në dritën e diellit të dalë, mekanizmi që duhet çmontuar njëherë e mirë. Këtë ne nuk mund ta pranojmë. Për këtë jemi në këtë betejë. Nga kjo betejë ne nuk tërhiqemi. Kjo krizë as nuk mund të mbulohet dhe as nuk mund të zgjidhet me deklarata sporadike mbështetësish që dalin rrugës në bashkëjetesën mes kampeve politike në Shqipëri dhe në Europë. Janë institucionet ato që në fund bëjnë sintezën e fakteve dhe të problemeve dhe ky është një institucion i lartë europian që të zezë mbi të bardhë sot na vë përpara detyrimin që të jemi shumë më serioz me çështjet e demokracisë, me çështjet e lirive dhe të drejtave me çështjet e ligjit dhe të zbatimit të tij, si një tërësi çështjesh që kanë të bëjnë me integrimin evropian.

Nëse do të ishit dje në Kuvend matematikisht do të ishin numrat, për të kaluar kandidatura e zotit Çomo për Gjykatën e Lartë, mos nuk duhej bojkotuar seanca?

Jam shumë i keqardhur që në një lojë kaq banale dhe ju që jeni vëzhgues të vëmendshëm nuk i shpëtoni do një kurthi të thjeshtë numrash dhe rrethanash. Votimi i djeshëm ishte thjeshtë një farsë. Farsa e një koalicioni qeveritar që është i bashkuar në përpjekjen për të kapur shtetin dhe për të sunduar këtë vend në shkelje të të gjitha të drejtave dhe lirive të sanksionuara në Kushtetutë. Të sanksionuara edhe në traditën e bon sensit dhe të bashkëpunimit edhe në parlament. Gjë që çoi në përmbysjen e një norme elementare demokratike, të ruajtjes së të drejtës për fshehtësisë së votës, pikërisht për të kontrolluar votën e madje edhe për të bërë të tilla lojëra që ta çojnë vëmendjen edhe të vëzhguesve më të vëmendshëm, në drejtim të paditur.

Jo unë nuk mendoj kështu. Përkundrazi unë mendoj se këtë koalicion që po rrënon demokracinë, që po shkatërron ekonominë dhe që po synon të heqë përfundimisht mundësinë për votim të lirë e të ndershëm në Shqipëri nuk e ndan asgjë, dhe është i bashkuar në gjithçka. Qëndrimi ynë është një qëndrim parimor, i shprehur dhe i qartë. Mos prania jonë në seancën e djeshme nuk ka të bëjë me vendimin publik që kemi marrë për të mos votuar asnjë nisëm që vjen nga kjo shumicë e sajuar me vjedhje e me pazare por ka të bëjë me faktin që u mohua liria dhe e drejta e votës së fshehtë. Në rast se nuk do të kishte ndodhur kështu, ne me patjetër do të kishim marrë pjesë në votim pasi bëhet fjalë për një dekret të presidentit dhe jo një nisëm të pushtetit.

A ofroi Berisha kompromis për materialet zgjedhore...?

Në këtë pikë ne kemi qenë dhe mbetemi të qartë. Ne e përjashtojmë kategorikisht çdo mundësi kompromisi bazuar mbi djegien e fletëve të votimit. Por, jemi të hapur për çdo kompromis lidhur me qasjen ndaj fletëve të votimit. Ndërkohë që duam që komisioni me shumicë nga opozita, dhe i drejtuar nga opozita të ketë në dispozicion qysh ditën e parë kutitë me dokumentacionin zgjedhor, në bazë të një dakordësie mbi të gjitha kushtet e domosdoshme që duhet të garantojnë institucionet shtetërore në përgjigje të kërkesave të këtij komisioni. Besoj që është një kompromis i ndershëm, një kompromis funksional dhe një kompromis të domosdoshmërisë për transparencë, por edhe të nevojës përditë e më therëse për Shqipërinë që kjo krizë të zgjidhet. Kutitë e mbyllura janë gur që rëndohet përditë e më shumë në qafën e kësaj qeverie. Ky pushtet që mendon dhe punon çdo ditë me bindjen se do ti ulë kokën opozitës në fakt po ul përditë kokën e vet nën këtë gur që dita ditës rëndohet. Guri i kutive të mbyllura, guri i këtij krimi që mbahet fshehur, guri i mungesës së vullnetit për të bërë transparencë, guri i vullnetit të mbrapshtë për të mos e lënë Shqipërinë të zhvillohet lirisht por për ta kthyer atë në një mbretëri të pashpallur. Ne jemi këtu për ta refuzuar këtë projekt.

Ku qëndron fitorja, kur nuk përmendet numërimi? Dhe, nëse digjen fletët, a do të jeni pjesë e komisionit?

Së pari nuk di ku e dëgjuat thirrjen për fitore. Unë këtu fola për një shqetësim shumë serioz, këtu nuk bëhet fjalë për humbjen e njërës palë dhe fitoren e palës tjetër, këtu bëhet fjalë për humbjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ndërkohë që shqiptarët rrezikojnë të humbasin lirinë dhe të drejtën për të votuar normalisht.

Së dyti Rezoluta është e qartë si drita e diellit. Zgjedhjet duhen hetuar që të mos përsëriten më ato që kanë ndodhur në të shkuarën. Komisionin hetimor duhet ta drejtojë opozita dhe shumicën në komision duhet ta ketë opozita. Jo një shumicë dekorative por një shumicë vendimmarrëse.

Së treti Rezoluta e PE flet qartë për transparencë përmes hetimit të materialit elektoral. Me material elektoral apo zgjedhor Kodi ynë Zgjedhor nënkupton gjithçka ndodhet në kutitë e votimit përfshirë dhe fletët. Por jemi të gjithë të vetëdijshëm për qasjet e ndryshme ndaj fletëve të votimit atëherë jemi të gatshëm këtu të bëjmë dhe një kompromis që në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast nuk mund të përfshijë djegien e fletëve të votimit. Djegia e fletëve të votimit nuk është fundi i çdo përpjekjeje për çdo kompromis, por është edhe ndarja përfundimtare me këtë parlament dhe me këtë qeveri. Ndërkohë që është tërësisht i pavërtetë një spekulim i mbrapshtë, dhe një gënjeshtër e rëndomtë që ne e paskemi patur apo që e kemi dhe tani, të drejtën që të bëjmë transparencën e dokumentacionit zgjedhor. Sepse, ne e kemi kërkuar dhe e kërkojmë dhe sot këtë të drejtë në një bazë ligjore ku komisionit hetimor t’i jepet mundësia që qysh ditën e parë të marrë kutitë e dokumentacionit zgjedhor që i duhen për hetim. Kjo na është mohuar të paktën deri mbrëmë. Në rast se kjo pohohet sot ne jemi të gatshëm të fillojmë bisedimet për të sqaruar qasjen ndaj kutive të votimit për të cilat jemi të hapur duke përjashtuar djegien e fletëve të votimit.

Neni 178, dhe ky nen me kompromis shumë të gjerë, çfarë garancie do ketë një pakt politik i dytë?

Neni 178 është ashtu siç e citoni ju, korrekt, por neni 178 nuk është mbi Kushtetutën. Nuk është mbi të drejtën kushtetuese të opozitës për hetimin e zgjedhjeve. E drejtë e kërkuar pa filluar parlamenti i ri punën e vet. Pikërisht për këtë arsye e gjithë alibia e nenit 178 është alibia e montuar nga ata që i grabitën e zgjedhjet, për të mos lejuar që grabitja të dalë në dritën e diellit.

Neni 178 duhet dhe do të zbatohet jo sot, edhe për zgjedhjet në vijimësi që do të thotë se nuk jemi aspak të shqetësuar për nenin 178 dhe as duam fare që të hiqet madje nga Kodi Zgjedhor vetëm atëherë kur nuk ka më as kontest, as kërkesë dhe as nevojë për kutitë e materialeve zgjedhore apo të fletëve të votimit.

Ndërkohë që sot jemi përpara një kërkese të shprehur, pa filluar parlamenti, jo në emër të kodit zgjedhor, por në emër të kushtetutës, të së drejtës për hetim, që ka parlamenti si një institucion sovran dhe që ka opozita në rastin konkret si pakica kontrolluese përmes komisionit hetimor, për çdo çështje të rëndësisë së veçantë. Kështu që alibia e nenit 178 është thjesht dhe vetëm një alibi e paqëndrueshme që lidhet me interesin e palës që nuk e do hetimin dhe që nuk e do transparencën për arsye që dihen.

Z. Rama meqë palët ndahen tek fletët e votimit, përpara rreth një ore përfaqësuesi i maxhorancës z. Beja tha se në Parlamentin Europian u rrëzua pikërisht amendamenti që përfshinte gjithë materialin zgjedhor. A ka diçka të vërtetë?

Që kur ke thënë zoti Beja, ka diçka që nuk shkon, sepse citon një burim tërësisht të kushtëzuar, kështu që shkojmë drejt e tek z.Berisha, pa ndaluar tek stacioni i zotit Beja.

Z. Blushi tha dje që kandidatët e refuzuar nga Partia Socialiste do të dëmtojnë Partinë Socialiste në zgjedhje, kandidatët për kryetar të rretheve. Si e shikoni këtë kritikë të tij.

Unë nuk komentoj komentet.

Z. Rama, ju keni paralajmëruar për një cikël të tretë protestash nga shtatori, nëse gjërat vazhdojnë të jenë kështu. Çfarë pritshmërish duhet të kenë të majtët dhe shqiptarët pas këtij cikli, domethënë do të kemi zgjedhje të parakohshme që i pritëm edhe në ciklin e dytë, apo do të jetë e treta e vërteta. Dhe një pyetje të dytë, në lidhje me kandidaturat që kryesia miratoi. Çfarë kriteresh janë ndjekur për kandidaturat e rrethit të Tiranës, që është një nga rrethet më të mëdhaja në Shqipëri, për të pasur një referencë edhe me të tjerët?

Që të jemi korrekt bazuar në marrëveshjen e fjalës së bërë prej kohësh, çdo interesim për mbarëvajtjen e punëve brenda Partisë Socialiste duhet dhe jemi të gatshëm që të krijojmë kushtet të shprehet lirisht për çdo anëtar të PS. Ju intereson mbarëvajtja e Partisë Socialiste, bëhuni pjesë e saj edhe bëni çmos që punët të shkojnë siç mendoni ju se duhet të shkojnë. Ndërkohë që përsa i përket pyetjes së parë nuk do të jetë një cikël i tretë, por faza e tretë e të njëjtës protestë, e cila e ka sjellë popullin opozitar në një moment shumë të rëndësishëm, por mbi të gjitha e ka vendosur kauzën tonë në nivelin më të lartë të vëmendjes. Kur ne e kemi nisur betejën për transparencën, kemi qenë vetëm, dëshmitarë të krimit të rrethuar nga verbëria dhe shurdhëria.

Sot hetimi i zgjedhjeve është kërkesë e Parlamentit Europian. E të dyja palëve në Parlamentin Europian, që theksojnë se hetimi duhet bërë për të mos përsëritur çka ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara. Kur ne adresonim domosdoshmërinë për transparencën e kutive zgjedhore, në krye të herës ishim vetëm. Dëshmitarë të vetëm të asaj që fshihet në ato kuti. Sot ky adresim bëhet nga Parlamenti Europian, që kërkon hetim dhe kërkon transparencë të materialit zgjedhor. Në konceptin e materialit zgjedhor, kemi qasje të ndryshme dhe për këto qasje të ndryshme jemi të gatshëm të bëjmë kompromis. Por nuk bëjmë asnjë kompromis që i mbyll rrugën transparencës. Kompromis që hap rrugën e transparencës. Jo për të fituar në tavolinë zgjedhjet e grabitura një vit më parë, por për të mos lejuar që zgjedhjet e ardhshme të grabiten njësoj si një vit më parë.

Prandaj çdo shqiptar dhe shqiptare që është bashkuar me këtë kauzë, qoftë duke protestuar vetë drejtpërdrejtë në rrugë, qoftë duke e mbështetur këtë kauzë, është sot plotësisht i vetëdijshëm, se kjo që është arritur është fryt i kësaj përpjekje. I një përpjekje demokratike, i një rezistence paqësore, i një vullneti të hekurt për ta çuar përpara këtë kauzë, pa këputur asnjë lule, pa thyer asnjë xham. Duke qenë të vetëdijshëm se kjo është edhe rruga më e gjatë, kjo është edhe rruga më e mundimshme, kjo është edhe rruga më e vështirë, por kjo është e vetmja rruga që e ndërton Shqipërinë Europiane ndërkohë që protestojmë dhe që nuk e dërrmon vendin për hir të protestës.

Sot bota mbarë është e qartë që zgjedhjet në Shqipëri, janë një problem i madh që duhet zgjidhur dhe ne jemi këtu për ta zgjidhur këtë problem, duke dhënë kontributin dhe duke bërë kompromisin përkatës, në emër të transparencës, në emër të çlirimit të votës dhe të integrimit të domosdoshëm të vendit. Integrimi vendit është në rrezik. Ky është mesazhi i kësaj rezolute. Sepse në rast se të gjitha këto që thuhen në rezolutë, duke filluar nga hetimi zgjedhjeve deri tek çështjet e pronësisë e me radhë që i përmenda, nuk do të trajtohen me përgjegjësinë e duhur, me shpejtësinë e duhur, shqiptarët do të përballen padrejtësisht me mesazhe të hidhura dhe me rezultate të padëshirueshme. Ndërkohë që i jam mirënjohës të gjitha atyre që e votuan dje këtë rezolutë, për faktin se bashkarisht votuan të vërtetën e madhe se PS, opozita shqiptare, njësoj si qeveria e Shqipërisë dhe koalicioni që qeveris vendin, ka bërë ç’është e mundur për liberalizmin e vizave, gjë që është e konfirmuar e zeza mbi të bardhë dhe e përshëndetur nga PE. Kujtdo qoftë që do të flasë, apo do të vazhdojë të flasë për përpjekje apo synime të opozitës për të penguar liberalizmin e vizave, shqiptarët sot kanë një arsye më shumë për ti thënë turp.

Z. Rama nëse kjo maxhorancë nuk do të veprojë më këtë shpejtësinë që ju kërkoni, në shtator do të ketë sërish bojkot parlamentar dhe protesta. E dyta, duke qenë se zgjedhjet po afrojnë, ju do të jeni kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës?

E di që ky është një shqetësim në rritje i Sandrit, dhe e kuptoj arsyen e shqetësimit. Por çdo gjë ka radhën e vet. Beteja jonë është një betejë për Shqipërinë dhe për shqiptarët pa dallim. Që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme për të gjithë. Pastaj të fitojë ai që merr votën dhe të drejtën për të qeverisur, duke qenë në gjykim të përditshëm dhe jo duke qenë krejtësisht i papërgjegjshëm, thjesht për faktin se çfarë do që të bëjë nuk dënohen me votë, sepse votën jua marr edhe po s’ma dhanë. Ky është thelbi i gjithë përpjekjes sonë. I një përpjekje që kërkon t’ju japë shqiptarëve të drejtën të gjykojnë se çfarë duhet të bëjnë, me një qeveri e cila është shëmbëlltyra e korrupsionit, e cila është çerdhja e një të keqeje që e ka kapur për fyti ekonominë shqiptare. E cila është burimi i skandaleve të njëpasnjëshme, që kanë filluar të mos skandalizojnë më kënd.

Duke filluar nga sekretarë ministrash. Sekretari i Ministrit të Jashtëm që kapet dhe arrestohet për trafik droge. Tek Ministri i Ekonomisë që deklaron fitime marramendëse për shitje aksionesh nëpër fabrika, të cilat nuk i ka deklaruar më parë, e pastaj nuk është në gjendje të thotë as çfarë ka fituar shteti nga taksat që ky ka paguar për këto deklarime. Tek Ministri i Shëndetësisë, që është në krye të një institucioni i cili është i zhytur në batakun e korrupsionit dhe me radhë, e me radhë, deri tek Ministri i Mbrojtjes që i ka nxjerrë në drejtim të paditur pronat e përbashkëta të publikut, të cilat janë futur në rrugën e një privatizimi që të çon vetëm në një drejtim dhe që i mbledh të gjitha vetëm në një oborr, që është oborri i një pushteti familjar, klanor, klientelist, që ka pafytyrësinë t’ju thotë pensionistëve që po ju rris pensionin, ndërkohë që po zhyt në borxh çdo familje shqiptare dhe po shkatërron komplet sistemin ekonomik, duke futur duart nëpër depozitat e shqiptarëve për t’ju rritur pensionin, në pamundësi për ta bërë këtë gjë normalisht nëpërmjet një sistemi të ardhurash që është i bllokuar dhe duke kërcënuar të fusi në kolaps edhe sistemin e kreditimit të ekonomisë. Kjo është situata e përgjithshme që e ka burimin tek mundësia për të manipuluar votën dhe për ta kthyer historinë e zgjedhjeve në një histori me fund të paralajmëruar, duke e kthyer gjykimin e popullit me votë në një hiç. Duke bërë pastaj çfarë ti teket, kur ti teket, si ti teket, me vetëdijen se çfarë do që të bëjë dhe çfarë do që këta të mendojnë dhe sido që këta ta hedhin votën ne prapëseprapë votën e marrim dhe këtu jemi. Kjo është një e keqe që e ka kapur për fyti shtetin shqiptar dhe prandaj jemi ne në këtë betejë. Se çdo bëjmë në ditët, në javët, në muajt e ardhshëm është e qartë si drita e diellit. Do të vazhdojmë betejën tonë, të gatshëm për të bëjmë një kompromis që i hap rrugë transparencës, që i hap rrugë bashkëpunimit për të mirën e vendit, por tërësisht refuzues ndaj çdo kompromisi e pazari që mbyll rrugën e transparencës dhe që është në dëm të vendit. Me çdo mjet në kushtet e një anormaliteti të plotë demokratik, ku ne do të reagojmë siç kemi reaguar, i kemi dhënë provat, janë në sytë e të gjithëve dhe të jeni të sigurt se jemi në gjendje të japim prova edhe më të mëdha, dhe të jemi edhe më të shumtë, edhe më të vendosur, në rrugën e një përpjekje që është përpjekja për ta demokratizuar realisht këtë vend. Për të bërë realisht që qeveria të jetë e atyre që zgjedhin, jo e atyre që nuk i lenë njerëzit të zgjedhin.

FUND

KOMENTE