Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Instat: Në Tre Muaj, Ekonomia Shqiptare U Rrit Me 2%
English

Instat: Në Tre Muaj, Ekonomia Shqiptare U Rrit Me 2%

TIRANË, 9 Korrik/ATSH/- Ekonomia në 3-mujorin e parë të vitit u rrit me 2%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2009, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2009, rritja është 1.8%. Sipas të dhënave të INSTAT, në 3-mujorin e parë 2010 degët që patën rritjet më të larta ishin industria, transporti dhe tregtia, respektivisht me 27.5%, 11.4% dhe 4.8%, krahasuar me 3-mujorin e parë 2009. Dega që u paraqit me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishte ndërtimi me 21.1%. Krahasuar me tremujorin e katërt 2009, sivjet me rritje më të lartë paraqiten industria me 19.9% dhe transporti me 3.5%,ndërsa post- komunikacioni u shfaq me një rënie 9.0% dhe e ndërtimit me rënie 4.3%. Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit me 2.3%, kundrejt tre mujorit të parë të vitit 2009 dhe me një rritje me 0.9 % kundrejt tremujorin paraardhës./e.gj//n.m/
KOMENTE