Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kroaci - Forum I Liderëve Të Evropës Juglindore
English

Kroaci - Forum I Liderëve Të Evropës Juglindore

DUBROVNIK, 9 korrik /ATSH-MIA/ - Fillon sot në qytetin kroat të Dubrovnikut takimi dyditor i nivelit të lartë i vendeve të Evropës Juglindore. Temë e forumit është "Evropa Juglindore para sfidave globale", ndërkohë që diskutimet e liderëve do të përqëndrohen në menaxhimin e ekonomisë, sigurisë globale, marrëdhënieve transatlantike, sfidave nga kriza ekonomike botërore si dhe në të ardhmen e rajonit të Evropës Juglindore. Forumi do të hapet me fjalimin e presidentit kroat, Ivo Josipoviç dhe atë të kryeministres, Jadranka Kosor. Në takim do të jenë të pranishëm ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Miloshoski, zëvendëskryeministri i Shqipërisë dhe shefi i saj i diplomacisë, Ilir Meta, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, i Malit të Zi, Milan Roçan dhe i Bosnje-Hercegovinës, Sven Alkalaj. Pritet edhe pjesëmarrja e ministrit hungarez të Punëve të Jashtme, Janosh Martoni, ministrit austriak për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Mihael Shpindeleger dhe ministrit turk për Çështjet Evropiane dhe negociues kryesor me BE-në, Egemen Bagash. Është parashikuar gjithashtu që në takim të marrin pjesë Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule, kryeministrat e Francës, Polonisë dhe Sllovenisë, Francoise Fillon, Donald Tusk dhe Borut Pahor. Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç do të jenë ndërmjet pjesëmarrësve në takim. ''Pjesëmarrrësit do të diskutojnë për procesin e zgjerimit të BE-së, që u dëshmua si katalizator efikas për ndryshimet pozitive në reformat e brendshme në vendet e Evropës Juglindore'', njoftoi Ministria e Jashtme e Kroacisë. Në mesin e pjesëmarrësve, në diskutimet për çështje të sigurisë globale janë edhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Mark Peren de Brishambo, dhe shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt. Ky është takimi i pestë i nivelit të lartë i Evropës Juglindore që organizohet në Dubrovnik. Takimi shërben si forum për dialog ndërmjet liderëve politik dhe tradicionalisht fokusohet në integrimin e rajonit të EJL-së në strukturat evropiane dhe euroatlantike./ a.jor.
KOMENTE