Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës, Dy Të Vdekur Dhe Dy Të Plagosur Në Një Aksident Rrugor
English

Kukës, Dy Të Vdekur Dhe Dy Të Plagosur Në Një Aksident Rrugor

-Grabisin dhe marrin peng një person, por humbin jetën në aksident- KUKËS, 9 Korrik/ATSH-R.Hoxha/.- Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në një aksident automobilistik të ndodhur në orët e para të ditës së sotme rreth 20 kilometra larg qytetit të Kukësit. Burime të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se rreth orës 01.00 të ditës së sotme një autoveturë tip 'Benz', me targa 458 KS 233, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, duke rënë mbi 150 metra në humnerë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit Vullnet Nërguti dhe Erion Xhahu, ndërsa kanë mbetur të plagosur mjaft rëndë shtetasit Urim Nërguti, të tre nga fshati Gjegjan i rrethit të Kukësit si dhe pengu i tyre, Sami Vata, lindur në Surroj të Kukësit dhe banues në Kamzë të Tiranës. Forca të shumta të policisë e të repartit zjarrfikës, të njoftuara nga banorët e fshatit, kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje për nxjerrjen e trupave nga humnera, një operacion që ka vazhduar gjatë për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës së natës. Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se ka qenë ora 01.00 e natës së sotme, kur Sami Vata, me një të afërm të tij, me një automjet skoda i janë afruar kthesës që të çon te sektori i vjetër i ish- minierës së Kalimashit për të ngarkuar krom, kur janë ndaluar nga 3 persona, të cilët u kanë kërkuar paratë që kishin me vete. Pasi kanë marrë plot 3 milion lekë që Samiu kishte me vete për të blerë mineralin, Vullnet dhe Urim Nerguti dhe Erion Xhahu nga frika e denoncimit kanë detyruar Samiun të futet në automjetin e tyre, ndësa shoku i tij ka mundur të largohet nëpër errësirë. Të tre personat, bashkë me pengun e tyre, janë nisur me shpejtësi nëpër rrugën e vjetër të Tiranës, ku rrallë lëviz ndonjë mjet ditën e jo më natën. Si pasojë e shpejtësisë në një kthesë automjeti ka rënë poshtë rrugës në një humnerë mbi 150 metra. Grupi hetimor i policisë ka nisur hetimin e ngjarjeve, ku dëshmitari kyç, veç dy të plagosurve, që për momentin nuk mund të pyeten për shkak të gjendjes shëndetësore, është edhe i afërmi i Samiut, që ka mundur t'u shpëtojë grabitësve. /s.s./
KOMENTE