Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Shpresojme Qe Ne Te Ardhmen Serbia Te Marre Pjese Ne Nisma Te Rendesishme Nderkombetare
English

Meta: Shpresojme Qe Ne Te Ardhmen Serbia Te Marre Pjese Ne Nisma Te Rendesishme Nderkombetare

- Zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, u pergjigjet pyetjeve te gazetareve pas Takimit te Komisionit te Partneritetit te Kartes se Adriatikut ne Dubrovnik - TIRANE, 9 Korrik/ATSH/. - Shpresojme qe Serbia ne te ardhmen te marre pjese ne nisma te rendesishme nderkombetare, deklaroi zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, ne pergjigje te interesimit te gazetareve pas Takimit te Komisionit te Parneritetit te Kartes se Adriatikut, zhvilluar sot ne Dubrovnik. Sikurse ben te ditur Zyra e Shtypit e Ministrise se Jashtme, z. Meta, foli edhe per perfshirjen per here te pare edhe te Kosoves ne nje Nisme te tille shume te rendesishme. "Shqiperia, tha ai, si nje vend themelues i Kartes se Adriatikut dhe si nje vend tashme anetar i NATO-s, se bashku edhe me Kroacine, ka insistuar per perfshirjen e Kosoves ne kete Karte shume te rendesishme, per integrimin euroatlantik te te gjithe rajonit tone dhe ne jemi shume te lumtur per pjesemarrjen dinjitoze te Kosoves ne kete Takim te rendesishem te ministrave te Jashtem te Kartes se Adriatikut". "Natyrisht, theksoi ai, na vjen keq per mospjesemarrjen e Serbise dhe ne nuk shohim asnje arsye, pasi integrimi euroatlantik eshte rruga qe garanton jo vetem stabilitetin afatgjate te Ballkanit Perendimor, por edhe te ardhmen e tij me prosperitet ne Bashkimin Evropian". Lidhur me ndikimin e bojkotit te Serbise ne bashkepunimin mes vendeve te rajonit, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta, tha se "ne shpresojme qe Serbia ne te ardhmen te marre pjese dhe te mos kushtezoje pjesemarrjen e askujt tjeter. Gjitheperfshirja eshte nje parim i domosdoshem per stabilitetin dhe bashkepunimin rajonal. Integrimi evropian i çdo vendi, perfshire edhe Serbine, eshte nje proces qe kushtezon bashkepunimin me te gjithe fqinjet, me te gjithe vendet e rajonit dhe ne shpresojme qe ne te ardhmen, askush te mos mungoje". "Nese perpara disa viteve, kur kjo Karte u themelua, ishin vetem 3 vende, sot jane 5 dhe shpresojme qe ne nje te ardhme te afert, te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, te jene jo vetem anetare te Kartes se Adriatikut, por shpresojme, deshirojme dhe do bejme gjithçka qe ne mundemi, qe te jene edhe anetare te NATO-s", theksoi z. Meta. /a.ke/
KOMENTE