Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta Vlereson Rolin E Rendesishem Te Shba Ne Mbeshtetje Te Vendeve Anetare Te Kartes Se Adriatikut
English

Meta Vlereson Rolin E Rendesishem Te Shba Ne Mbeshtetje Te Vendeve Anetare Te Kartes Se Adriatikut

- Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, mori pjesë në Takimin e Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut në Dubrovnik - TIRANE, 9 Korrik/ATSH/. - Zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, vleresoi rolin e rendesishem te SHBA ne mbeshtetje te aspiratave auroatlantike te vendeve anetare te Kartes se Adriatikut. Sipas Zyres se Shtypit te Ministrise se Jashtme, sot, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, mori pjesë në Takimin e Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut (A5), që u zhvillua në Dubrovnik ( Kroaci). Gjatë takimit, ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit të SHBA, diskutuan rreth integrimit euroatlantik të Evropës Juglindore, kontributit të përbashkët në operacionet për mbështetjen e paqes dhe përpjekjet në kuadër të diplomacisë publike. Në takim, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta shprehu angazhimin për të asistuar Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën në përgatitjen e programeve vjetore kombëtare të këtyre vendeve në kuadër të Planit të Veprimit për Anëtarësim, si dhe shprehu mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës drejt anëtarësimit në NATO. Ministri i Jashtëm Meta shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni. Në ndërhyrjen e tij, Meta theksoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për të shqyrtuar kontributin e saj në të ardhmen në ekipe të përbashkëta të vendeve të Kartës në operacionin ISAF të drejtuar nga NATO në Afganistan. Gjithashtu, ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të SHBA në mbështetje të aspiratave euroatlantike të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, duke çmuar njëkohësisht kontributin e tyre në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. Në përfundim të takimit, vendet anëtare të Kartës së Adriatikut miratuan një Komunikatë Finale. Në të theksohet objektivi për stabilizimin afatgjatë dhe konsolidimin politik të Evropës Juglindore, vlerësohet roli i rëndësishëm që Karta e Adriatikut vazhdon të luajë në afrimin e vendeve tona me komunitetin euroatlantik dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal, shprehet angazhimi për kontribute të përbashkëta në kuadër të operacionit ISAF në Afganistan, si dhe rëndësia e rolit të diplomacisë publike për rritjen e mbështetjes së publikut për anëtarësimin në NATO dhe operacionet e drejtuara nga Aleanca. Gjithashtu, u mirëprit ftesa që iu bë ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Kosovës për të marrë pjesë në punimet e këtij Ministeriali me statusin e vëzhguesit, ndërsa u vlerësua pjesëmarrja për herë të parë e Kosovës dhe u shpreh synimi i përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin në këtë format në të ardhmen. /a.ke/
KOMENTE