English

Ndeshja surprizë, AMC sfidon Milanin në futboll

Luhet ndeshja e futbollit midis stafit të AMC dhe Milanit

Tiranë, 9 Korrik 2010 NOA - Stafi i AMC ka zhvilluar dje një ndeshje minifutbolli me trajnerë dhe ish lojtarë të skuadrës së Milanit, që kanë qenë të pranishëm në Tiranë për Milan Junior Camp.

Trajnerë dhe ish-futbollistë të AC Milan janë përballur në një ndeshje të veçantë me skuadrën e përbërë nga punonjës të AMC. Emrat e njohur të klubit milanez kanë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së AMC.

Skuadra e Milanit përbehej nga emra të futbollit që tashmë janë tërhequr nga loja e luajtur por vazhdojnë të jenë pjesë e futbollit si trajnerë dhe staf teknik pranë skuadrës së Milanit.

Edhe pse një ndeshje minifutbolli dhe tepër miqësore u luajt plot dëshirë për fitore nga të dyja skuadrat. Ndeshja e minifutbollit në fund nxori fituese ekipin e përbërë nga trajnerët dhe stafi teknik i Milanit me rezultatin 3-2.

Skuadra fituese në fund të ndeshjes morri edhe një trofe si simbol i organizimit të kësaj ndeshje.

Kjo është hera e tretë që organizohet një ndeshje midis punonjësve të AMC dhe Milanit. Vitet e kaluara ndeshjet janë fituar nga skuadra e AMC dhe ajo e Milanit respektivisht. Pas kësaj ndeshje skuadra e Milanit bëhet me dy trofe kundrejt një që ka fituar stafi i AMC.

Kjo ndeshje është kthyer tashmë në një traditë në mbyllje të aktiviteteve të Milan Junior Camp, që është një nismë e skuadrës së AC Milanit në Shqipëri për zbulimin dhe mbështetjen e talenteve të reja.

AMC mbështet projektin Milan Junior Camp për të tretin vit, ku fëmijët e talentuar dhe të apasionuar pas futbollit kanë mundësinë të provojnë aftësitë e tyre. AMC sjell më pranë fëmijëve që duan të bëhen futbollistë një mundësi për tu bërë pjesë e skuadrës AC Milan.

AMC, kompania më e madhe e telefonisë celulare në vend, mbështet aktivitetet sportive për të promovuar zhvillimin e talenteve të reja në Shqipëri, duke kontribuar direkt për botën e sportit.

r.n/NOA

KOMENTE