English

Oktapodi Paul "vendos": Spanja, Kampione e Botërorit 2010 (VIDEO)

Berlin, 9 korrik 2010, NOA - Oktapodi Paul ka vendosur: Do të jetë Spanja kampionia e Kampionatit Botëror të Futbollit “Afrikë e Jugut 2010” e në vend të tretë do të klasifikohet Gjermania. Nga Oberhausen erdhi keshtu, “vendimi” i orakullit të këtij kampionati.

Mësohet se fansat e demave të kuq kanë pritur me ankth parashikimin. Dhe jo vetëm kaq, po janë të shqetësuar për fatin e tij.

Vetë kryeministri spanjoll, Zapatero ka thëne se është gati të bëjë çdo gjë për të mbrojtur atë.

{youtube}LZNb6ieidu8{/youtube}

"Unë jam i shqetësuar për oktapodin, dhe jam i mendimit të dërgoj një ekip për ta mbrojtur atë, sepse ishte me të vërtetë spektakolare kur ai parashikoi fitoren e Spanjës atje".

***

Sakaq, në vend të zihen dhe të marrin inat për lojën apo detaje rreth saj, skuadrat e Botërorit kanë nisur t’i kundërvihen njëra-tjetrës për Oktapodin orakull me emrin Paul, i cili nuk ka gabuar asnjëherë në parashikimet e tij mbi fatin e ndeshjeve të Gjermanisë në këtë kampionat botëror.

E kështu, ndërsa shumica e gjermanëve janë për pjekjen në tavë të oktapodit që sipas tyre i bëri të bien viktimë në ndeshjen me Spanjën, vetë kryeministri i Spanjës, Jose Luis Zapatero, ka lëshuar sinjalet e ndihmës ndaj krijesës së jashtëzakonshme.

“Jam i shqetësuar për oktapodin dhe mendoj të dërgoj një skuadër për ta mbrojtur pasi ka qënë vërtet spektakolar në këtë botëror”, ka pohuar Zapatero.

Madje ka arritur deri aty sa të fusë si ndërhyrëse ministren spanjolle të Peshkimit, Elena Espinosa, në Komisionin Evropian për të hartuar një rezolutë që ndalon gatimin e Oktapodit Paul nga gjermanët.

Shqetësimet për fatin e oktapodit nga ekzekutivi spanjoll nisën që dje kur ministri i Industrisë, Miguel Sebastian tha se shpresonte që të dilte parashikimi i tij por shtoi se nëse Paul do të ishte në rrezik, ishte gati ta transferonte në Spanjë.

Ndërkaq, sot është dita kur Paul ka sfidën për të përcaktuar se kush do ta fitojë sfidën për vendin e tretë dhe njëkohësisht medaljen e bronxit në këtë Botëror, Gjermania apo Uruguaji.

Dhe nëse ai i zhgënjen sërish gjermanët, atëherë po, që situata e tij ka për të qenë në fije të perit, vetëm një hap larg tavës apo zgarës...

a.e/NOA

{youtube}mrT9vNVNMe0{/youtube}

KOMENTE